LAJMI I FUNDIT:

Fondi për sigurim shëndetësor: Buxhet rekord prej mbi 500 milion euro për të siguruarit e vitit 2019

Fondi për sigurim shëndetësor: Buxhet rekord prej mbi 500 milion euro për të siguruarit e vitit 2019

Në vitin 2019 të siguruarit në Fondi për Sigurim Shëndetësor do të fitojnë buxhet rekord me mbi 500 milion euro, informojnë nga Fondi për sigurim shëndetësor.

Ata shtojnë se për vitin 2019 ka rritje prej 2 miliard e 200 mijë denarë krahasuar me buxhetin fillimtar të 2018-tës, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Rritja e buxhetit shëndetësor është rezultat i prioritetit kryesor që Qeveria e Maqedonisë e jep në shëndetësi. Për këtë shkak janë rritur transferimet nga buxheti qendror. Janë rritur edhe kontributet si rezultat i aktivitetit ekonomik në Maqedoni. Gjithashtu, rekord prej 16.5 miliard denarë Fondi ndau për entet publike shëndetësore. Kjo është për 1 miliard e gjysmë denarë më shumë nga buxheti i vitit 2018”, informoi drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Den Donçev.

Nga Fondi theksojnë se kanë ndarë 2 milion euro për fillimin e projektit “Sistem shëndetësor i integruar dhe informativ”.

“Me projektin në mënyrë të plotë do të digjitalizohen proceset financiare dhe mjekësore në sistemin shëndetësor. Ky projekt është projekt më kompleks që ka filluar në vendin tonë dhe do të zgjasë së paku tre deri katër vjet. Digjitalizimi do të kushtojë më shumë se 2 milion euro në 4 vitet e ardhshme, por nëse e bëjmë siç duhet, qytetarët e Maqedonisë do të kenë dosjen e tyre elektronike”m thonë nga Fondi për sigurim shëndetësor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Kalo në kategori