LAJMI I FUNDIT:

‘Fondi për Investimet Strategjike’ do të investoj 315 miliardë euro në Evropë

‘Fondi për Investimet Strategjike’ do të investoj 315 miliardë euro në Evropë

Fondi Evropian për Investimet Strategjike (EFSI), apo i njohur gjithashtu si “Plani Juncker”, pritet të mbledh 315 miliardë dollarë investime shtesë në të gjithë kontinentin Evropën.

“Kjo shumë është më tepër se synimi fillestar prej 315 miliardë eurosh të vendosura në vitin 2015 kur u lansua Fondi Evropian për Investimet Strategjike, duke ndihmuar në mbylljen e boshllëkut të investimeve të lënë si rezultat i krizës ekonomike dhe financiare”, thuhet në një deklaratë të Komisionit Evropian.


Kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se fondi ishte vendosur për të krijuar mbi një milion vende pune dhe të rrisë Produktin e Brendshëm Bruto të Bashkimit Evropian me 1 për qind deri në vitin 2020, përcjell Telegrafi.

“Ne kemi financuar projekte që pa Fondin Evropian për Investimet Strategjike nuk do të ishin të mundshme dhe të gjitha pa krijuar borxhe të reja. Dy të tretat e investimeve vijnë nga sektori privat”, tha Juncker.

Ndërsa, shefi i Bankës Evropiane të Investimeve, Werner Hoyer, tha se shumë njerëz e konsiderojnë “Planin Juncker” si fitues dhe nuk ka kthim prapa.

“Tani kemi çelësin që burimet e pakta publike të arrijnë më shumë për ekonominë e Evropës dhe për qytetarët e saj, duke grumbulluar investime private”, tha Hoyer. /Telegrafi/