Fondi i kapitali privat, i cili për pesë vjet u bë prodhuesi i dytë më i madh në botë për feronikel – përbërës nga çeliku që nuk ndryshket, është në proces të bisedave për katër ose pesë akvizicione potenciale, deklaroi njëri nga drejtorët për Reuters.

Fondi për mundësi speciale globale Ltd (GSOL) ka për qëllim ta rris prodhimin e feronikelit në 50.000 ton në nivel vjetor me zgjerimin e dy kapaciteteve operative rrjedhëse si dhe me transferimet e mundshme, tha Markos Kamhis.

Feronikeli është aliazh i nikelit me hekur i cili shfrytëzohet për prodhimin e çelikut që nuk ndryshket, e që përfshin rreth 70% të kërkesave të përgjithshme të nikelit.

“Ne jemi në kërkim të projekteve plotësuese në hapësirën e nikelit, si në aspekt të mjeteve industriale nga feronikeli, impianteve, ashtu edhe sa i përket projekteve të pazhvilluara grinfild në sektorin e minierave” – tha Kamhis, drejtor i GSOL në një intervistë gjatë kësaj jave.

“Kishim biseda aktive me katër ose pesë operatorë të kapaciteteve të ndryshme, nga biseda preliminare deri në biseda më të avancuara” – tha ai, duke shtuar se të gjitha opsionet janë në shqyrtim e sipër.

Në vitin 2015, GSOL e ripërtëriu kapacitetin operativ Falkondo në Republikën Dominikane, të cilin e mori nga Glenkor (GLEN.L), ndërkaq në ndërkohë e hapi edhe ish-fabrikën e Kuniko në Maqedoninë e Veriut.

Në Falkondo, ku prodhimi ishte suspenduar nga Glenkor, GSOL restartoi një linjë prodhuese në vitin 2016, ndërsa të dytën në vitin 2018, dhe aktualisht realizon kapacitet vjetor prej rreth 30.000 ton nikel të përmbajtur në feronikel.

Kapaciteti tjetër operativ, i riemëruar si Euronikel, tani prodhon rreth 20.000 ton, pasi që GSOL vitin e kaluar e mori kombinatin dhe investoi 100 milionë euro (111 milion dollar amerikan).

“Me siguri se ka hapësirë që ti rrisim kapacitetet tona ekzistuese operative me kapital të mëtutjeshëm që ti reduktojmë shpenzimet dhe ta rrisim prodhimin”, tha Kamhis.

GSOL u bë prodhuesi i dytë më i madh në botë i feronikelit pas Eramet CA (ERMT.PA) dhe para kompanisë së rankuar të tretë SNNC/ Posco (005490.KS).

Kahmis ka përvojë paraprake si menaxher i mjeteve në CMA, me portofolio prej 3 miliardë dollarë amerikan kur iu shit Bankës Zvicerane (Swissbank EFG International) në vitin 2006. Pastaj ai e themeloi FOS Asset Management, me seli në Gjenevë, i cili vepron si konsulent për investime në GSOL.