LAJMI I FUNDIT:

Foka reagoi me habi kur vogëlushja u rrëzua në dysheme (Video)

Foka reagoi me habi kur vogëlushja u rrëzua në dysheme (Video)

Familjarët që po vizitonin një kopsht zoologjik në Shtetet e Bashkuara, mbetën të befasuar me një fokë, e cila ndaloi dhe shikonte me habi, kur një fëmijë u rrëzua në dysheme.

Gjallesa shihej teksa bënte xhiro në akuariumin e saj, e pa shqetësuar nga prania e vizitorëve, por pati një reagim mbresëlënës kur u rrëzua fëmija, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar në YouTube, është parë 4.5 milionë herë brenda një kohe të shkurtër, duke grumbulluar edhe shumë pëlqime. /Telegrafi/