LAJMI I FUNDIT:

FMN do të jetë e vëmendshme ndaj pasojave të reformës fiskale amerikane

FMN do të jetë e vëmendshme ndaj pasojave të reformës fiskale amerikane

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, konfirmoi se FMN-ja duhej të ishte e vëmendshme ndaj pasojave të reformës fiskale, të miratuar në dhjetor nga Kongresi amerikan, veçanërisht nëse ajo shkakton një rritje të normave të interesit, që mund të prekin ekonominë botërore.

“Nga pikëpamja jonë duhet të jemi të kujdesshëm për atë që po ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi shefja e FMN-së në një intervistë për radio France Inter, përcjell Telegrafi.


Ajo foli për një reformë fiskale që do të funksionojë si një lloj stimulimi për situatën ekonomike të SHBA-së, që ka njohur tashmë një rritje të ndjeshme, në një moment kur tregjet i tremben një rikthimi të inflacionit, i cili do të shkaktonte një rritje të normave të interesit.

Lagarde refuzoi të krahasonte situatën aktuale me atë që i parapriu falimentimit të bankës ‘Lehman Brothers’ një dekadë më parë.

Kongresi amerikan miratoi në mesin e muajit dhjetor një reformë fiskale që do të ulë përqindjen e taksave të kompanive në SHBA, nga 35 për qind në 21 për qind./Telegrafi/