LAJMI I FUNDIT:

FMN parashikon ngadalësimin e rritjes së çmimeve të energjisë në tremujorin e parë të vitit 2022

FMN parashikon ngadalësimin e rritjes së çmimeve të energjisë në tremujorin e parë të vitit 2022

Çmimet në rritje të energjisë, të cilat po shqetësojnë tregjet, duhet të qetësohen deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2022, tha Gita Gopinath, krye ekonomistja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Tani për tani, edhe në afat të shkurtër … gjatë disa muajve të dimrit çmimet e energjisë do të jenë të larta, ne presim që ata të fillojnë të bien përsëri deri në fund të tremujorit të parë të vitit të ardhshëm dhe gjatë tremujorit të dytë”, tha Gopinat në një intervistë për Agence France-Presse.


Ajo pranoi se ekziston një rrezik i madh nëse ka një dimër të fortë që mund të çojë në ndërprerje shumë më të mëdha të energjisë dhe që do të kishte një ndikim shumë më të madh në botë.

“Skenari më i keq është se ne kemi një dimër veçanërisht të ftohtë në hemisferën veriore me një rritje të kërkesës për energji. Dhe në të njëjtën kohë, ne nuk e kemi zgjidhur problemin e shqetësimeve në zinxhirët e prodhimit”, shtoi ajo.

Ajo nuk pret që kriza të jetë aq e madhe sa ishte gjatë viteve 1970 sepse bota në tërësi varet shumë nga energjia. Ajo shtoi se do të nevojitej një rritje shumë më e madhe e çmimeve të gazit dhe se kjo do të çonte në stagflacion, pra inflacion shumë të lartë dhe rritje të ndenjur. Tregjet janë të shqetësuar për rritjen e çmimeve të energjisë që prekin botën. /Telegrafi/