LAJMI I FUNDIT:

FMN-ja ndryshon planet në Maqedoni

FMN-ja ndryshon planet në Maqedoni

Me përfundimin e mandatit të përfaqësuesit të përhershëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Maqedoni, Patrick Gitton, ky institucion nuk do të emërojë një tjetër përfaqësues, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zyrat lokale të FMN-së do të vazhdojnë të punojnë në Maqedoni, që nënkupton se do të vazhdojnë prania e fuqishme dhe komunikimi i FMN-së me Maqedoninë. Ky vendim erdhi pasi që FMK ka vlerësuar se prania në Maqedoni nuk është parësore në këto momente kur nuk ka aktivitete të FMN-së.


Megjithatë, FMN-ja do të vazhdojë mbikëqyrjen e zhvillimeve makroekonomike dhe politike, përfshirë ndihmën teknike./Telegrafi/