LAJMI I FUNDIT:

FMN dhe ATK bisedojnë për modernizimin e procesit të kontrollit tatimor

FMN dhe ATK bisedojnë për modernizimin e procesit të kontrollit tatimor

Është mbajtur takimi përmbyllës i ekspertit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, John Buchanan, i cili ka ofruar asistencë teknike dy javore në Administratën Tatimore lidhur me forcimin e programit të saj të kontrollit tatimor dhe proceseve.

Gjatë këtij misioni është diskutuar me menaxhmentin e lartë për të mbështetur më tej progresin dhe për t’i adresuar pengesat për përparimin e vazhdueshëm në këtë fushë.


“Gjatë kësaj asistence teknike janë mbajtur dy punëtori me grupin punues që t’i iniciojë teknikat e përditësuara të kontrollit për industrinë e ndërtimit dhe për tatimin e mbajtur në burim. Eksperti i FMN-së është shprehur mjaft i kënaqur me bashkëpunimin me zyrtarët e ATK-së, dhe ofrimin e materialeve për fillimin e punës në modernizimin e procesit të kontrollit dhe ka shprehur gatishmërinë për të përkrahur ATK-në në këtë proces edhe në të ardhmen. Nga ana tjetër drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, vlerësoj lartë bashkëpunimin me FMN-në dhe njeherë kërkoj që ky bashkëpunim të vazhdoj”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Rikujtojmë se FMN ka mbështetur ATK-në në zhvillimin dhe zbatimin e shumë projekteve, të cilat kanë ndihmuar realizimin e objektivave të kësaj administrate. /Telegrafi/