LAJMI I FUNDIT:

Fluturaket e Space X kanë problem me tualetet në hapësirë, kompania e Musk nuk po mund të dërgojë astronautë tjerë

Fluturaket e Space X kanë problem me tualetet në hapësirë, kompania e Musk nuk po mund të dërgojë astronautë tjerë

Space X ka disa probleme me tualetet e saj nëpër kapsula, që duhet ta zgjedh para se të lansohet një kapsulë tjetër me katër astronautë.

Kompania amerikane dhe NASA, duan të sigurohen që rrjedhja e tualetit nuk do të rrezikojë kapsulën që do të lansohet të dielën nga qendra hapësinore Kennedy, transmeton Telegrafi.


Gjatë fluturimit të parë privat të kompanisë Space X gjatë muajit të kaluar, gypi është shpërthyer duke bërë që të ketë rrjedhjeve të urinës nëpër ventilatorë dhe nën dysheme, ka bërë të ditur William Gersteinmeyer, zëvendëspresidenti i Space X që dikur ka punuar për NASA-n.

I njëjti problem është zbuluar së fundmi brenda kapsulës Dragon në stacionin hapësinor, kështu të paktën pranoi William para gazetarëve të hënën mbrëma.

E si zgjidhje afatgjatë, Space X ka salduar gypin për derdhjen e urinës që gjendet brenda kapsulës më të re të kompanisë, që ekuipazhi amerikano-gjerman e ka quajtur Endurance.

Sa i përket kapsulës Dragon në orbitë, nën pllakat e dyshemesë është gjetur sasi e urinës që besohet të jetë e miliarderit dhe tre personave tjerë që realizuan së fundmi një fluturim treditor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori