Florent Muslija shkëlqen në fitoren e Fortuna Dusseldorf në DFB Pokal - gol dhe asistim për mesfushorin

Fortuna Dusseldorf ka shënuar fitore ndaj Schweinfurt 05 në raundin e parë të DFB Pokal me Florent Muslijën që zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer.
Mesfushori kosovar arriti të shënojë fillimisht në minutën e 72-të për rezultatin 3-1, duke ia siguruar në një mënyrë skuadrës së tij fitoren.
Pastaj Muslija dha edhe një asistim, me Shinta Appelkamp që shënoi për 4-2, që ishte dhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Për paraqitjen e sotme, Muslija nga SofaScore u vlerësua me notën 8.8.
Muslija kishte gjashtë gjuajtje, katër driblime dhe pesë pasime kyç në këtë ndeshje.
Madje ai kishte edhe shtatë duele të fituara, duke treguar formë të mirë para ndeshjeve të shtatorit me Kosovën. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































