Pas ngjarjes tragjike në Prizren, ku djali vrau babanë e tij me thikë, ka reaguar familjari i tyre.
Agan Halili, vëllai i dorasit me inicialet M.H, 30-vjeçar, ka bërë një sqarim në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka thënë se i vëllai i tij ka probleme mendore tash e 10 vite dhe se ka qenë në trajtim disa herë në Klinikën Psikiatrike në Prishtinë, por që më pas është liruar nga spitali pa ndonjë sqarim.
Ndër të tjera, ai ka akuzuar edhe Policinë e Kosovës, për të cilët thotë se janë telefonuar para tri ditësh duke i njoftuar për kërcënimin, por që nuk e kanë marrë me seriozitet thirrjen e tij.
“Vëllai ka qenë i dhunshëm edhe jemi detyruar disa here te çonim sërish ne Psikiatri në Prishtinë, e shumë herë të tjera kemi kërkuar ndihmën e policisë. Ne e kishim vëllain tonë, në rrugë nuk e linim dot, por edhe zgjidhje për këtë gjendje jashtëzakonisht të vështirë nuk morëm kurrë nga shteti”, shkroi ai.
“I ndjeri babi im, e ka vuajtur edhe me shume sepse ai është përfshirë edhe me shumë në sëmundjen e vëllait, e ka çuar ai vet në spital e polici, i ka dhënë ai ilaçet me forcë, e ka nxjerr ai me shpesh se të gjithë për kafe që ta kthente ne normalitet”, shkruan tutje Agani.
“Duke pare gjendjen e renduar të vëllait ne kemi lajmëruar policinë e Prizrenit para tri ditësh para se të ndodhte ky krim, ata kanë ardhur e kanë qortuar me fjalë si mund të qortosh si dy vjeçar edhe kanë ikur”, ka sqaruar ai.
Në fund ka thënë se përgjegjësia për këtë përfundim tragjik i takon vetëm institucioneve të Kosovës që janë përgjegjëse për të tilla probleme.
Ndryshe, trupi i pajetë mbeti për disa orë në vendin e ngjarjes, derisa Instituti i Mjekësisë Ligjore konstatoi se i njëjti nuk mundi t’u mbijetojë plagëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE