LAJMI I FUNDIT:

Flet Qeveria gjermane: Caktimi i të dërguarit evropian për dialogun, në dorën e BE-së

Flet Qeveria gjermane: Caktimi i të dërguarit evropian për dialogun, në dorën e BE-së

Rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi për të arritur një normalizim të marrëdhënieve mes të dyja vendeve, me gjasë do të nis pas marrjes së mandatit të ri të institucioneve të Bashkimit Evropian si dhe pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë.

Madje është thënë se nga ana e Bashkimit Evropian pritet të emërtohet një i dërguar i posaçëm që do të merret konkretisht me normalizim e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Radio Evropa e Lirë raportoi sot se në rast se përbërja e re e Komisionit Evropian vendos të bëjë këtë emërim atëherë, personi që do ta ushtrojë këtë funksion do të jetë nga Gjermania.

Mirëpo nga Qeveria e Gjermanisë kanë deklaruar se kjo pritet të vendoset nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell. Kështu kanë deklaruar në një përgjigje për Telegrafin, nga zyra për media e Qeverisë gjermane.

“Kjo është një çështje që Komisioni i ri i Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesi i Lartë i caktuar i BE-së, Josep Borrell do të duhet të vendosë pasi që të marrë përsipër detyrën”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë gjermane.

Bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë janë bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar. Në përgjigje të masave të Serbisë për të bllokuar pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Qeveria e Kosovës vendosi një tarifë prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia në Kosovë.

Komuniteti ndërkombëtar pret që Qeveria e ardhshme e Kosovës të përqendrohet në çështjen e taksës, duke krijuar kështu kushte për rinisjen e negociatave, pasi Serbia refuzon të kthehet në tryezën e bisedimeve pa heqjen e saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori