LAJMI I FUNDIT:

Flet njëri nga udhëtarët: Më kujtohet momenti kur autobusi u përplas për asfalti (Video)

Flet njëri nga udhëtarët: Më kujtohet momenti kur autobusi u përplas për asfalti (Video)

Njëri nga udhëtarët që ka qenë brenda autobusit, i cili gjatë ditës së djeshme u rrokullis në rrugën Shkup-Tetovë, ka treguar atë se çfarë ka përjetuar.

Ai tha se fillimisht është dëgjuar zhurmë brenda autobusit, ndërsa më pas shoferi e ka humbur kontrollin e tij dha kanë dalur nga rruga, njofton Telegrafi Maqedoni.


Sot dhe nesër ditë zie, 14 viktima në aksidentin në rrugën Shkup-Tetovë
Lexo po ashtu Sot dhe nesër ditë zie, 14 viktima në aksidentin në rrugën Shkup-Tetovë

“Së pari familjarëve të të vdekurve ju shpreh ngushëllime. Në orën 16:15 dolëm prej punë prej Ministrisë së Ekonomisë. Diku rreth orës 16:30 u nisëm rrugës. Isha ulur në karrigen e tretë në anën e kundër të shoferit. Dhe papritmas filloi një zhurmë, unë u ngrita në këmbë dhe dola tek shoferi, kur e pash se ai kishte probleme me drejtimin e autobusit”.

Të gjitha lajmet nga aksidenti në rrugën Shkup-Tetovë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga aksidenti në rrugën Shkup-Tetovë

“Pas kësaj autobusi doli në korsinë tjetër, Tetovë-Shkup. Fatmirësisht nuk kishte vetura tjera. Më kujtohet momenti kur u përplas autobusi për asfalti dhe më vonë kur autobusi u ndal dola prej dritares. Nuk kam lëndime të mëdha dhe serioze”, tha mes tjerash udhëtari që ishte brenda autobusit.

Ndryshe, nga aksidenti i djeshëm jetën e kanë humbur 14 persona, ndërsa mbi 20 të tjerë u lënduan./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori