LAJMI I FUNDIT:

Flet djaloshi i artë i Dardanisë: Ka ardhur koha e triumfit, shënoj unë dhe fiton Kosova

Flet djaloshi i artë i Dardanisë: Ka ardhur koha e triumfit, shënoj unë dhe fiton Kosova

Është duke shkëlqyer në kampionatin holandez dhe iu bashkua Kosovës në një formë shumë të mirë.

Njëri nga futbollistët më perspektivë që ka Kosova është padyshim Bersant Celina i cili ka refuzuar më parë Norvegjinë për t’iu bashkuar Kosovës.


Ai mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Turqisë, por tani është i gatshëm ndaj Islandës dhe pret të luaj.

Në një intervistë për Telegrafin, djaloshi i artë nga Prizreni flet për përgatitjet që kanë bërë gjatë këtyre dy ditëve.

“Deri më tani e kemi përgatitur mirë këtë ndeshje të rëndësishme që kemi para vetës. Gjithsesi do të kemi edhe trajnimin e fundit nesër që është tejet i rëndësishëm për ne që të jemi 100% gati për Islandën”, tha Celina për Telegrafin.

Ylli kosovar i njeh mirë Vikingët dhe i vlerëson për lojën defensive.

Celina gjatë stërvitjeve me Kosovën në Drenas

“Islanda është një skuadër shumë e mirë dhe zhvillojnë një lojë të bukur teknike. Ata gjithashtu kanë një mbrojtje shumë të mirë dhe duhet respektuar”, thotë Celina.

20-vjeçari thotë se ka ardhur koha që Kosova të arrijë fitoren e parë, edhe pse ajo nuk vije vetvetiu.

“Mendoj që ka ardhur që Kosova të fitoj një ndeshje por ajo natyrisht që nuk vije vetvetiu dhe ne duhet ta sjellim atë me punë dhe angazhim të madh”, shprehet Celina për Telegrafin.

20-vjeçari së bashku me Arber Zenelin

Anëtari i Manchester Cityt është i huazuar në Holandë tek Twente ku ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar tre asistime.

Por në fund ai jep edhe një parashikim të rezultatit për ndeshjen Kosovë – Islandë, duke thënë që fiton Kosova me një gol të shënuar nga ai.

“Besoj se do të fitojmë me rezultat 3-1, me një gol nga unë”, përfundoi talenti i madh prizrenas.

Bersanti ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e Norvegjisë por ai në fund zgjodhi ta përfaqësojë vendlindjen e tij Kosovën duke refuzuar Kombëtaren skandinave.

Duhet theksuar se pjesë e grupmoshave të Kosovës është edhe vëllai i Bersantit, Loti Celina i cili aktivizohet me Stroomgodset dhe premton shumë për të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori