Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Kjo pasi shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme, ndërsa nuk mungon as me poza provokuese.


Disa të tilla i ka shpërndarë edhe së fundmi në Instagram, aty ku numëron mbi 400 mijë ndjekës.

Screenshot 14 13 Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Ajo vjen atraktive në një fustan të shkurtër të errët të kombinuar me ngjyrë ari, teksa ka vënë në pah linjat e bujshme trupore.

Të shumta kanë qenë reagimet në hapësirën për komente dhe postimi po ashtu mblodhi mbi një mijë pëlqime.

Screenshot 15 11 Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Krahas kësaj, Fjolla këtë vit ka qenë më pasive në muzikë e po ashtu edhe me prurje të reja.

Morina në këtë periudhë është përqendruar më shumë në biznesin e ri, si sipërmarrëse. /Telegrafi/