LAJMI I FUNDIT:

Fjalimi i Kylian Mbappe: Destinacion i ri apo synim për rritje pagave?

Fjalimi i Kylian Mbappe: Destinacion i ri apo synim për rritje pagave?
Kylian Mbappe. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Fjalimi i Kylian Mbappe në mbrëmjen ku rrëmbeu të gjithë çmimet individuale, ku edhe e kërkoi largimin në një mënyrë nga PSG, ka bërë bujë të madhe. 

Ai tha se ka ardhur koha për përgjegjësi më të mëdha, në PSG apo diku tjetër, në një projekt të ri.

Mbappe ia hap derën Realit: E ardhmja ime mund të jetë diku tjetër
Lexo po ashtu Mbappe ia hap derën Realit: E ardhmja ime mund të jetë diku tjetër

Sipas AS, fjalimi i Mbappes ishte planifikuar dhe përgatitur me kujdes dhe nuk kishte asgjë të improvizuar.

Cavani e Mbappe. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Kjo nuk ishte një lutje e fshehur për një rritje ekonomike (siç sugjerohet nga burime të afërta me PSG-në), por fjalët e një lojtari që mendon se ka ardhur koha për largim nga klubi, për një sfidë të re .

Situata me klubin e ardhshëm dhe mundësitë

Real Madridi tani po e monitoron situatën me kujdes, duke mos dëshiruar të ndërmarrë hapa të papërshtatshëm, që do të ndikonin keq në marrëdhënien e harmonizuar mes klubeve.

Mbappe foli për largim, PSG reagon në faqen zyrtare
Lexo po ashtu Mbappe foli për largim, PSG reagon në faqen zyrtare

Mbappe është gjithashtu i vetëdijshëm për interesin nga Bernabeu, pasi aty është Zinedine Zidane, një propozim tërheqës për sulmuesin.

Dy vjet më parë, sulmuesi i Monacos ishte i afërt për t’u bashkuar me Real Madridin, pasi klubi La Liga kërkoi të largonte Gareth Balen, për t’i lëshuar rrugë lojtarit francez.

Kylian Mbappe . (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Por në atë kohë Mbappé u bashkua me PSG-në, fillimisht si huazim dhe pastaj përfundoi si blerje pas një sezoni.

Ka pasur gjithashtu një përpjekje për ta siguruar nënshkrimin e tij, kur u largua Cristiano Ronaldos në Juventus, po që përsëri dështoi.

Takimi në Roland Garros dhe rritja e pagës

Fjalimi i Mbappe ka lëvizur shumë gurë, për të mos thënë edh atë më të madhin, pronarin e klubit dhe emirin e Katarit,  Tamin bin Hamad Al-Thani.

Ai pritet  që të diskutojë personalisht me sulmuesin, ku ai javën e ardhshme do të jetë prezent në Roland Garros.

Burimet e afërta me klubin sugjerojnë se komentet ishin thjesht një mashtrim nga lojtari për të rritur pagën e tij.

Kylian Mbappe . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Neymar fiton 37 milionë euro për sezonin dhe francezi më pak se gjysma, pasi merr 14 milionë euro për sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori