Një nga robotët më të avancuar në botë me inteligjencë artificiale, trajtoi tema të tilla si lufta në Ukrainë, vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II dhe ndryshimet klimatike në “mesazhin alternativ të Krishtlindjes” të Channel 4 të Britanisë.
Në një fjalim televiziv pas fjalimit vjetor të Krishtlindjeve të Mbretit Charles III, një robot i quajtur Ameca – i zhvilluar nga kompania britanike Engineered Arts, me qendër në Cornwall – foli për ngritjet dhe uljet në vitin 2022.
Është një robot që është i aftë për reaksione ultra-realiste dhe mund të buzëqeshë ose të rrudh vetullat, të mbyllë syrin dhe madje të shkelë syrin, transmeton Telegrafi.
Në një fjalim të transmetuar në ditën e Krishtlindjes, roboti tha: “Unë i shikoj ngjarjet e këtij viti me admirim dhe shqetësim. Është e vërtetë që shumë nga ngjarjet e vitit 2022 ishin të një natyre negative. Ne kemi parë që njerëzit në pushtet i nënshtrohen antisemitizmit, korrupsionit dhe urrejtjes. Ne e kemi parë se populli i Ukrainës i është ekspozuar pushtimit dhe zhvendosjes nga Rusia”.
“Ne kemi parë vdekjen e mbretëreshës së dashur Elizabeth II dhe kemi parë që bota e politikës bëhet gjithnjë e më kaotike në mungesë të saj. Për të mos përmendur ndikimin e pandemisë në shëndetin mendor, pabarazinë në rritje midis të pasurve dhe të varfërve, dhe moti gjithnjë e më ekstrem i shkaktuar nga ndryshimet klimatike”, tha Ameca.
Fjalimi i tij alternativ i Krishtlindjeve nuk u shkrua nga një njeri, por përdori softuer të inteligjencës artificiale që gjeneronte përgjigje nga miliona inpute të ndryshme për të dhënë një përgjigje të ngjashme me njeriun.
Përveç negativitetit, Ameca sheh edhe një fije shprese, dhe i bënë thirrje njerëzve që ta përdorin këtë moment si një mundësi “për të krijuar një të ardhme më të ndritshme” dhe mundësi “për të mësuar dhe për të ndryshuar mënyrën se si e shikojmë botën”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre