LAJMI I FUNDIT:

Fjalimi ambasadorit amerikan, para mbretit Zog

Fjalimi ambasadorit amerikan, para mbretit Zog

“Le Temps” ka botuar të premten e 5 shtatorit 1930, në faqen e dytë një shkrim në lidhje me fjalimin e ambasadorit amerikan, Herman Bernstein, mbajtur para Ahmet Zogut, me rastin e përvjetorit të themelimit të monarkisë. Fjalimi është si më poshtë:

“Në emër të kolegëve të mi të ndëruar të korpusit diplomatik, kam privilegjin dhe kënaqësinë e madhe, në këtë rast të paharrueshëm të përvjetorit të Mbretërisë së Shqipërisë, për të përshëndetur me përzemërsinë dhe urimet e mia më të ngrohta Madhërinë tuaj, organizatorin e këtij vendi për përparim.


Madhëri, ju, simbol i Shqipërisë së vjetër dhe të re, në këtë vend të lashtë dhe të madh, të njohur për heroizmin dhe lavdinë e tij, për përpjekjet shekullore për pavarësinë e tij, keni qenë instrumenti i rinovimit dhe rehabilitimit të këtij kombi, i cili në sajë të rendit, paqes, këmbënguljes dhe tolerancës së gjerë fetare dhe në sajë të frymës suaj tradicionale dhe të pandryshueshme bashkëngjitur pavarësisë, tani renditet në mesin e vendeve të tjera të botës, duke bërë hapa të mëdhenj drejt progresit.

Në këtë ditë historike, mundësuar nga Asambleja Kushtetuese, e cila shpreh vullnetin e popullit shqiptar, më lejoni t’i shpreh Madhërisë suaj, urimet tona më të mira për prosperitetin dhe përparimin e kombit dhe për shëndetin dhe lumturinë e Madhërisë suaj.”

Mbreti u përgjigj: “Kam qenë veçanërisht i ndjeshëm ndaj urimeve që Shkëlqesia juaj, në emër të tij dhe të kolegëve të tij të nderuar, më shprehën. Kam kënaqësinë të theksoj se punët e paqes, rendit dhe progresit, të ndërmarra tashmë në Shqipëri, konsolidimi i të cilave i mbush zemrat tona me besim të madh në të ardhmen e kombit, hasin të njëjtin konstatim pranë jush dhe kolegëve tuaj të shquar, përfaqësuesë të fuqive miqësore të Shqipërisë.” /Darsiani/