LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e fundit të opozitës së parë të pushkatuar nga komunistët shqiptarë: Rroftë Shqipëria me Kosovën

Fjalët e fundit të opozitës së parë të pushkatuar nga komunistët shqiptarë: Rroftë Shqipëria me Kosovën

Nga: Kastriot Dervishi

Më 3 korrik 1946 u ekzekutuan anëtarët e Koalicionit Demokratik (emrat në foton bashkëlidhur), opozitës së parë shqiptare që përbëhej nga grupet monarkiste, të rezistencës dhe ai socialdemokrat.


Të ekzekutuarit u përkisnin dy grupeve të para. Në procesin e madh të zhvilluar në Tiranë bënin pjesë edhe opozitarë të tjerë që morën dënime të gjata me burgim, si: Musine Kokalari, Anton Dukagjini (i vjetri), Enver Hasa, Prof Çoka, Abdulla Muça, Gjergj Kokoshi, Nefail Skikuli, Kolë Rodhe, Reis Hasho, Qemal Biçakçiu etj. Disa prej të dënuarve vdiqën në burg. Përgjithësisht opozitarët ishin nëpunës dhe ushtarakë që nuk shiheshin me sy të mirë nga regjimi komunist.

Fjala e fundit e tyre ishte pothuajse e njëjtë në thelb: Rroftë Shqipëria me Kosovën. Dënimi i tyre erdhi se kërkuan shtyrjen e zgjedhjeve dhe organizim të rregullt të tyre.

Ndaj këtij grupi është përdorur kombinacioni i parë agjenturor nga Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit, nën udhëzimet jugosllave. Ky veprim nisi rreth pranverës së vitit 1945 me agjentin Zhonga. Tregimet e mëvonshme në librat e historikëve të Sigurimit, që i japin rol thelbësor agjentit “Dara”, janë të pavërteta.

Në trend Kultura

Më shumë
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Kulture
Viti 1968: Demonstratat, për ndryshim...

Viti 1968: Demonstratat, për ndryshim...

Agron Shala
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
MJESHTËRI

MJESHTËRI

Poezi
NË MUNÇ

NË MUNÇ

Poezi
POPULUS ILLYRICUS

POPULUS ILLYRICUS

Poezi
Kalo në kategori