LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e Besart Istrefit në gjykatë – i dyshuar për grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Fjalët e Besart Istrefit në gjykatë – i dyshuar për grabitjen e argjendarisë në Suharekë

I dyshuari Besart Istrefi ka mohuar përfshirjen e tij në rastin e grabitjes të ndodhur më 22 nëntor të argjendarisë në Suharekë. Ai ka thënë se ditën kritike ka qenë në banesë.

Istrefi të premten në Gjykatën e Prizrenit ka kundërshtuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka kërkuar nga Gjykata që t’i caktojë ndonjë masë më të lehtë si arrestin shtëpiak.


“Unë kam qenë në burg për 7 vjet për një vepër të rëndë si vrasje të dyfishtë. Sipas dispozitave të procedurës penale (ligjit) kjo vepër penale ka dal të të jetë kryer në mbrojtje të nevojshme. Për këtë unë kam qenë në burg për 7 vjet dhe në fund kam dalë i pafajshëm dhe jam liruar për këtë vepër nga Gjykata e Prishtinës dhe e Apelit”, theksoi i dyshuari Besart Istrefi.

Istrefi shtoi se në atë kohë ka qenë edhe në arrest shtëpiak për çka e ka zbatuar me përpikëri këtë masë.

“Kam qenë në arrest shtëpiak për 1 vjet e 8 muaj dhe kurrë nuk kam tentuar të ikë. Prandaj, nëse më caktohet arresti shtëpiak do ta rrespeketoj këtë masë. Jam familjar baba i dy fëmijëve kështu që jam i obliguar që të punojë për ekzistencën e tyre. Më datë 22 nëntor unë kam qenë në banesë dhe për këtë i kam dy dëshmitarë – të rritur dhe fëmijë”, pohoi i dyshuari Besart Istrefi.

Katër të dyshuar Bujar Basha, Leotrin Cakolli, Besart Istrefi dhe Trim Baraku janë arrestuar dje lidhur me rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë.

Të premten Gjykata e Prizrenit me kërkesë të Prokurorisë ka caktuar një muaj paraburgim për katër të pandehurit e lartcekur.

Më 22 nëntor 2023, ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic.

Për zbulimin e autorëve të grabitjes Policia zhvilloi dje një aksion në tri lokacione, si në: Prishtinën, Fushë Kosovën e Carralevë.

Nën masa të rrepta sigurie dërgohet në gjykatë Bujar Basha, i dyshuar për grabitjen e argjendarisë në Suharekë
Lexo po ashtu Nën masa të rrepta sigurie dërgohet në gjykatë Bujar Basha, i dyshuar për grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Nga ky aksion policor, një polic mbeti i lënduar, e që gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë, përderisa njëri nga të dyshuarit u neutralizua gjatë zhvillimit të aksionit policor, ndërsa disa të dyshuar u arrestuan.

Sipas Prokurorisë të pandehurit Bujar Basha, Leotrin Cakolli, Besart Istrefi dhe Trim Baraku  më datë 22 nëntor, në ora 15:45 min në qytetin e Suharekës, saktësisht në lokalin Argjendaria “Diakos 2“, me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër duke vepruar si anëtarë të grupit të armatosur, përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personave tjerë – të dëmtuarve T.B., dhe A.B:, me qëllim që t’i sjellin vetes dhe anëtarëve tjerë të grupit dobi pasurore të kundërligjshme.

Nga një muaj paraburgim katër të dyshuarve për grabitjen e armatosur në Suharekë
Lexo po ashtu Nga një muaj paraburgim katër të dyshuarve për grabitjen e armatosur në Suharekë

Sipas Prokurorisë në atë mënyrë që të pandehurit  Bujar Basha, Leotrin Cakolli, Besart Istrefi, Trim Baraku dhe  Korab Gashi që të gjithë të maskuar, të veshur me rroba të zeza dhe me doreza në duar, të gjithë të pajisur me armë frontale të gjata, njëri prej tyre me armë të gjatë në duar kryen rolin e rojës ndërsa të tjerët futen brenda në argjendari dhe nën kërcënimin e armëve marrin peng pronarin e lokalit të cilin e lidhin me lidhëse plastike për të neutralizuar rezistencën e tij dhe pastaj fillojnë me grabitjen e arit duke demoluar vitrinat dhe xhamat, ku edhe arrijnë të marrin ari duke shkaktuar humbje në shkallë të madhe.

Vrasja e njërit prej të dyshuarve për grabitjen në Suharekë, deklarata e ministrit Sveçla dhe njohësve të sigurisë – të gjitha nga aksioni i Policisë së Kosovës
Lexo po ashtu Vrasja e njërit prej të dyshuarve për grabitjen në Suharekë, deklarata e ministrit Sveçla dhe njohësve të sigurisë – të gjitha nga aksioni i Policisë së Kosovës

Tutje thuhet se ashtu të maskuar dhe me armë të gjata në duar, me veturën e markës “Chevrolet Cruze” ngjyrë hiri me targa ……., largohen në drejtim të rrugës “Avdyl Rama” për të vazhduar nga fshati Sopijë e në drejtim të fshatit Budakovë, që lidhet me fshatin Jezercë të Ferizajt, nga ku edhe bëhen të pa arritshëm, ndërsa me datë 30 nëntor 2023, të pandehurit Bujar Basha, Besart Istrefi  dhe Leutrim Cakolli arrestohen nga Policia.

I pandehuri, Trim Baraku  më datë 30 nëntor,2023 në Prishtinë, pikërisht në shtëpinë familjare të të pandehurit gjatë bastisjes së shtëpisë nga ana e Policisë, me urdhër së procedurës paraprake Policia ka gjetur një (1) revole Zorki, ngjyrë e zezë modeli M-906-T 9mm, dhe një fishek kalibri 7.62 X 39mm dhe gjashtë fishekë të kalibrit 7.6mm dhe BS end B, të cilën i pandehuri e ka mbajtur në pronësi dhe në posedim, në kundërshtim me Ligjin për armët. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori