LAJMI I FUNDIT:

Fjalëkalimet më të këqija për 2017

Fjalëkalimet më të këqija për 2017

Fjalëkalimet e fuqishme janë më të vështira për t’u thyer nga hakerët, por pavarësisht shumë sulmeve kibernetike që ndodhën gjatë këtij viti, njerëzit në gjithë botën vazhdojnë të mbajnë lejekalime të dobëta.

Me debutimin e filmit Star Wars: The Last Jedi, “starwars” ishte njëri ndër fjalëkalimet më të këqija që janë përdorur në vitin 2017, sipas kompanisë së sigurisë SplashData.


Fjalëkalimi “starwars” gjendet në listën e kompanisë në vendin 16, menjëherë pas fjalëkalimeve “passw0rd” dhe “hello.”

“Hakerët po përdorin terma të përbashkëta nga pop-kultura dhe sportet për të hyrë në llogaritë në internet, sepse ata e dinë se shumë njerëz po përdorin ato fjalë të lehta për t’u kujtuar”, tha Morgan Slain, kryeshef ekzekutiv i SplashData.

SplashData thotë se lista është e krijuar në bazë të më shumë se pesë milionë fjalëkalimeve që kanë rrjedhë gjatë vitit.

Edhe një herë, ‘123456’ është fjalëkalimi më i keq për vitin 2017, pasuar nga “password.” Ndër fjalëkalimet më të dobëta janë edhe “123456789” dhe “letmein”. /kp/