LAJMI I FUNDIT:

Fjala dënon sulmin në xhaminë e Kanadasë

Fjala dënon sulmin në xhaminë e Kanadasë

Partia “Fjala” konsideron se sulmi terrorist në një xhami në Quebec City të Kanadasë, është dëshmi e qartë se terrorizmi nuk njeh fe, komb, ngjyrë dhe as shtet. Terroristët dhe terrorizmi duhet të marrin goditjen e duhur.

“Dënojmë fuqishëm këtë akt terrorist.Kryeministrit kanadez Justin Trudeau dhe popullit kanadez ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e këtij sulmi terrorist, ndërsa të lënduarve ju dëshirojmë shërim sa më të shpejtë”, thuhet në reagimin e kësaj partie.