LAJMI I FUNDIT:

Fituesi palestinez i çmimit “Oscars” rrahet dhe kërcënohet me vdekje nga izraelitët: Ishte hakmarrje për filmin tonë

Fituesi palestinez i çmimit “Oscars” rrahet dhe kërcënohet me vdekje nga izraelitët: Ishte hakmarrje për filmin tonë

Fituesi palestinez i çmimit “Oscar”, Hamdan Ballal tha se dy ushtarë të IDF-së ndihmuan kolonët izraelitë që e sulmuan atë. E kanë rrahur me kondakë pushke dhe e kanë kërcënuar se do ta vrisnin.

“Gjithçka filloi të hënën rreth orës 18:00. Ne po bënim iftar në Susiya në zonën Masafer Yatta, në jug të Hebronit, kur dikush më thirri dhe më tha se kolonët kishin hyrë në fshatin tonë”, tha ai për The Independent.

Disa kishin shkopinj, të tjerë thika. Njëri kishte një pushkë M16, thanë dëshmitarët. Ata filluan të sulmojnë palestinezët, duke i thyer makinat dhe duke i prerë gomat.


“Në atë moment mendova tek familja ime që ndodhej para shtëpisë, vrapova tek ata dhe i thashë gruas sime mbylle shtëpinë dhe mbaji fëmijët brenda. Mund të më kishin sulmuar, por nuk mund ta dëmtonin familjen time kështu”, tha ai.

Një kolonel, i shoqëruar nga dy ushtarë izraelitë, shkoi në shtëpinë e Ballalit. Ushtarët filluan të qëllonin në ajër për të mos lejuar që dikush të ndihmonte Ballalin.

“Ushtarët më drejtuan pushkët dhe një kolonel erdhi pas meje dhe filloi të më rrihte. Më hodhën në tokë dhe ai filloi të më godiste në kokë. Pastaj njëri nga ushtarët filloi të më rrihte edhe mua – të më godiste në kokë me kondakun e pushkës. Pas kësaj, ai qëlloi në ajër mua”, tha ai.

Ata transferuan Ballalin dhe dy palestinezë të tjerë të plagosur, me pranga dhe sy të lidhur, në një automjet ushtarak dhe më pas në një stacion policie në vendbanimin Kiryat Arba në Bregun Perëndimor. Aty e kaluan natën. Ushtarët e IDF e rrahën përsëri.

“Ishte hakmarrje për filmin tonë. Dëgjova zërat e ushtarëve. Ata po qeshnin me mua. Dëgjova fjalën Oscar”, tha ai.

Për kujtesë, Basel Adra dhe kolegu i tij, izraeliti Yuval Abraham, fituan çmimin “Oscar” për dokumentarin më të mirë “No Other Land”, i cili tregon historinë e pushtimit izraelit të Palestinës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Përplasen ashpër, Gjesti - Eglit: Prej këtij momenti mos të pafsha këtë fytyrë

Përplasen ashpër, Gjesti - Eglit: Prej këtij momenti mos të pafsha këtë fytyrë

Magazina
Zbulohet sa finalistë do të jenë në Big Brother VIP Albania 4

Zbulohet sa finalistë do të jenë në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
“Isha i dashuruar kokë e këmbë me Danjën”, G Bani zbulon nëse ka folur me të dashurin e saj

“Isha i dashuruar kokë e këmbë me Danjën”, G Bani zbulon nëse ka folur me të dashurin e saj

Magazina
“Shitesh për 500 lekë, ik në Dubai” - Krisa dhe Xheneta përplasen ashpër në mes të emisionit

“Shitesh për 500 lekë, ik në Dubai” - Krisa dhe Xheneta përplasen ashpër në mes të emisionit

Magazina
Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Magazina
“Je krenaria jonë” – Mbërrin edhe një tjetër parashutë për Gjestin, Jozi: Menaxheri po t’i dërgon

“Je krenaria jonë” – Mbërrin edhe një tjetër parashutë për Gjestin, Jozi: Menaxheri po t’i dërgon

Magazina
Kalo në kategori