LAJMI I FUNDIT:

Fitorja e LDK-së dhe Muhaxherit në Pejë do të jetë e pathyeshme dhe e pakthyeshme

Fitorja e LDK-së dhe Muhaxherit në Pejë do të jetë e pathyeshme dhe e pakthyeshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të hënën gjatë një tubimi madhështor parazgjedhor në zgjidhja e vetme dhe më e mira për qeverisjen e Pejës platforma e LDK-së për zhvillimin ekonomik lokal dhe kryetari Gazmend Muhaxheri.

“Jo vetëm anëtarët e simpatizantët e LDK-së, por të gjithë qytetarët e komunës së Pejës, janë dëshmitarë të qeverisjes së mirë e transparente. Pushteti i ardhshëm lokal në Pejë do të qeveriset nga Lidhja Demokratike e Kosovës, do të jetë qeveri lokale e të gjithë qytetarëve, të cilëve do t’u shërbejë, pa asnjë dallim”, ka thënë Mustafa.


Mustafa ka theksuar se Muhaxheri dhe LDK-ja e kanë kthyer Pejën në rrugën e zhvillimit. “Prandaj, ballëhapur u kërkojmë votën pejanëve. Sepse Gazmend Muhaxheri dhe LDK-ja i kanë mbajtur premtimet. Sepse ne i mbajmë premtimet”, ka thënë Mustafa.

Mustafa është shprehur i bindur se qytetarët e Pejës nuk do të lejojnë kthimin e e qeverisjes së para 4 vjetëve, dëmin e së cilës, qeverisja aktuale e Pejës mezi e ka sanuar për katër vjet.

“Qytetarët e Pejës dhe krejt Kosovës, do t’i japin fitoren LDK-së, për t’i çuar në shtëpi ata që premtojnë vendime të mëdha dhe vetëm e izolojnë Kosovën dhe për ata që i dhunojnë e i gjuajnë institucionet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa, duke u shprehur i bindur se LDK-ja, do të dalë subjekti më i madh politik më 22 tetor dhe do të fitojë shumicën e komunave të Kosovës.

Mustafa u ka bërë thirrje pejanëve që më 22 tetor të dalin masivisht në zgjedhje dhe përmes kulturës demokratike të vendosin për qeverisjen e drejtë e transparente që ofron LDK-ja dhe Gazmend Muhaxheri.

Kryetari aktual i Pejës dhe kandidati i LDK-së për kryetar të ardhshëm të kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se falë fitores së LDK-së në zgjedhjet e kaluara, sot në Pejë, të gjithë punojnë të lirë, pa frikën se do t’i zhvasin dhe pa barrën e papërballueshme të haraçit.

“Në këto 4 vjet, qyteti është modernizuar çdo ditë e më shumë, ndërsa fshatrat, nga investimet dhe punët që kemi bërë bashkë me të gjithë qytetarët, tani duken krejt ndryshe”, ka thënë Muhaxheri, sipas të cilit, do të vazhdojnë investimet në qytet dhe fshatra.

“Do të ndriçohen të gjithë fshatrat. Rugova do të jetë qendra më e madhe e turizmit në Kosovë, sepse ne, brenda 2-3 viteve të ardhshme, do të finalizojmë gjithë infrastrukturën e fashtarve të Rugovës. Radaci, burimi i Drinit të Bardhë, e krejt Podguri do të jenë destinacion i zgjedhur për turistët. Brenda javësh, do ta fillojmë “Borean”, projektin jetik për Pejën dhe për krejt Dukagjinin, në të cilin do të punësohen menjëherë 500 persona dhe numri do të rritet deri në 8 mijë të punësuar”, ka thënë Muhaxheri.

Ai ka thënë se “Borea”, do të jetë resursi që do ta zhvillojë Pejën në dekadat e ardhshme. “Prandaj po na sulmojnë për “Borean, sepse kundërshtarët tanë janë kundërshtarë të Pejës së zhvilluar”, ka thënë Muhaxheri, duke shtuar se kundërshtarët e Borea-s duan që Peja të mos zhvillohet, në mënyrë që ata të mund t’i sundojnë më lehtë qytetarët e saj.

Ai ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të Pejës më 22 tetor, duke theksuar se fitorja e LDK-së e para 4 vjetëve, është e pathyeshme dhe e pakthyeshme.

Ai është zotuar të punojë edhe më shumë në mandatin tjerët, për t’u shpërblyer edhe më mirë qytetarëve të Pejës, pa asnjë dallim përkatësie politike, etnike apo të tjera.

Në trend

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Ekonomi
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori