LAJMI I FUNDIT:

Fitorja e 12-të radhazi për Celtics, triumfojnë edhe Rockets e Thunder (Video)

Fitorja e 12-të radhazi për Celtics, triumfojnë edhe Rockets e Thunder (Video)

Boston Celtics janë skuadra më në formë në ligën më të fortë të basketbollit botëror NBA.

Në dy ndeshjet e para, Celtics ka pësuar humbje ndërsa mbrëmë ka kompletuar fitoren e 12-të radhazi.


Edhe pse mungoi ylli i skuadrës Kyrie Orving, Celtics arritën të triumfojnë 95-94 ndaj Toronto Raptors duke regjistruar fitoren e 12-të radhazi.

Më i miri në fushë për bardh e gjelbërtit ishtd qendra Al Horford që shënoi 21 pikë por që u ndihnua edhe nga Brown me Brown që shtoi 18 pikë e Rozier me 16 të tjera.

DeRozan me 24 pikë dhe Lowry me 19 të tjera ishin më efikasit tek Raptors por që në fund pikët e tyre mbetën vetëm sa për statistika pasi skuadra kanadeze nuk arriti të merrte fitoren.

Fitore ka shënuar edhe Houston Rockets që po vazhdon me formë të mirë në NBA.

Rockets triumfuan ndaj Indiana Pacers me 23 pikë epërsi 118-95.

James Harden si gjithmonë ishte më efikasi tek ‘Raketat’ me 26 pikë e 15 asistime i ndihmuar edhe nga Eric Gordon me 21 të tjera.

Paraqitje mbresëlënëse kishte edhe qendra zvicerane e Rockets, Clint Capela që shtoi 20 pikë e dominoi nën tabelë me 17 kërcime.

Oklahoma City Thunder ka vazhduar md fitore derisa mposhtën Dallas Mavericks 112-99.

Paul George ishte ylli i mbrëmjes me paraqitje të jashtëzakonshme duke shënuar 37 pikë pati tetë kërcime nën tabelë dhe dhuroi pesë asistime.

George u ndihmua edhe nga MVP i sezonit të kaluar Russell Westbrook që pati një paraqitje shumë të mirë me 27 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.

Tek Mavericks më të dalluarit ishin Barnes me 22 pikë, Ferell me 18 si dhe Dennis Smith me 15 por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Rezultatet:

Boston Celtics – Toronto Raptors 95:94

Oklahoma City Thunder – Dallas Mavericks 112:99

Indiana Pacers – Houston Rockets 95:118

Detroit Pistons – Miami Heat 112:103

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori