LAJMI I FUNDIT:

Fitore e Rahovecit ndaj Ponte Prizrenit

Fitore e Rahovecit ndaj Ponte Prizrenit
(Foto: basketbolli.com)

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 88-66 (24:18, 24:10, 17:16, 23:22), në ndeshjen e fundit të javës së 26-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra vendase e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 24:18. Vreshtarët ishin edhe më bindës në periudhën e dytë, që e fituan 24:10, duke shkuar në pushim me rezultat 48-28.


Lojë më e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e tretë, që përfundoi 17:16, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 65:44. Në 10 minutat e fundit nuk kishte shumë ndryshime dhe Rahoveci fitoi 88-66, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Te skuadra vendase u dalluan Joshua McFolley me 20 pikë e shtatë asistime, Aron Nëankëo me 15 pikë e nëntë kërcime dhe Bardh Rexha me 16 pikë, kurse te mysafirët u dalluan Urim Zenelaj me 17 pikë e 15 kërcime dhe Ty Nichols me 16 pikë e tetë asistime.

Rahoveci tani ka 17 fitore dhe gjashtë humbje, duke u barazuar me pikë me Sigal Prishtinën, nga 40, kurse Ponte Prizreni 13 fitore dhe 11 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori