LAJMI I FUNDIT:

Fitoi 8-0, por Flick ka edhe kritika për lojtarët e tij: Kemi rrezikuar në disa momente

Fitoi 8-0, por Flick ka edhe kritika për lojtarët e tij: Kemi rrezikuar në disa momente
Hans-Dieter Flick. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Bayern Munich e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në Bundesliga.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka triumfuar me rezultat të thellë 8-0 në ndeshjen e parë ndaj Schalke 04.

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick ka thënë se nuk e ka pritur një fitore të tillë, duke parë edhe emrin e kundërshtarit përballë dhe kohën e shkurtër për përgatitje.

“Të them të drejtën nuk e kisha menduar një rezultat të tillë duke parë edhe kundërshtarin që kishim përballë. Kishim shumë pak kohë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen, por djemtë treguan se janë profesionistë të vërtetë. Forma e tyre ishte madhështore. Kam një skuadër që luan me intensitet dhe nuk e humbet në asnjë moment përqendrimin”, deklaroi Flick.

Hans-Dieter Flick. (Photo by Miguel A. Lopes/Pool via Getty Images)

Trajneri gjerman tha se objektivat e Bayernit gjithmonë janë që ta fitojnë kampionatin dhe se kjo pyetje nuk duhet bërë kurrë.

“Objektivi mbetet i pandryshuar, të fitojmë kampionatin. Mendoj që kjo pyetje nuk ka më nevojë për përgjigje. Bayerni luan gjithmonë për të fituar dhe kjo është e qartë. Pas tripletës jemi akoma të uritur për më shumë sukses”, tha Flick.

Krejt në fund numri një i bavarezëve gjeti kohë edhe për t’i kritikuar lojtarët e tij, përkundër që fituan me tetë gola diferencë dhe nuk pësuan asnjë.

Bayern Munich. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

“Mënyra se si u përgatit ndeshja nga skuadra ishte ajo e duhura. Sigurisht që edhe pas një fitoreje të tillë ka vend për kritika”.

“Në disa momente lamë shumë hapësira prapa, duke u dhënë mundësi kundërshtarëve të rrezikonin. Jemi vetëm në fillim të sezonit dhe rruga deri në fund do të jetë e gjatë. Askush nuk fal asgjë në futboll dhe kjo është vërtetuar shumë herë”, përfundoi Flick. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori