LAJMI I FUNDIT:

Firmoset marrëveshja për portin turisitik të Durrësit, Rama: Ndikim i jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik

Firmoset marrëveshja për portin turisitik të Durrësit, Rama: Ndikim i jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik

Pas gati një vit negocimi, qeveria shqiptare ka nënshkruar sot marrëveshjen për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina”.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastukturësm Belinda Balluku si dhe kreu i kompanisë e cila do të ndërtojë portin turistik të Durrësit Mohamed Alabbar.


Në fjalën e tij Rama tha projekti “Durrës Yacht & Marina” hyn në ekonominë shqiptare si një lokomotivë që do të sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në rritjen e shpejtësisë së zhvillimit ekonomik.

Rama shtoi gjithashtu se “ky është projekti më i rëndësishëm turistik, investimi më i madh i huaj në historinë tonë dhe ndoshta të rajonit, i cili do të transformojë rrënjësisht Durrësin, duke e vendosur në radhën kryesore të destinacioneve turistike në Mesdhe, me një impakt të thellë ekonomik jo vetëm për qytetin bregdetar po për të gjithë vendin”.

Kryeministri vlerësoi se nënshkrimi i marrëveshjes për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” është finalizimi i i një rruge të gjatë pune voluminoze, në aspektin tekniko-ligjor, me një investitor të madh strategjik prestigji i të cilit është botërisht i njohur.
Rama shprehu bindjen se projekti “Durrës Yacht & Marina” do të sjellë një transformim të paimagjinueshëm deri pak vite më parë.

“Procesi ka qenë i gjatë, i vështirë, me shumë yçkla në aspektin tekniko-ligjor dhe me firmosjen e kontratës ky proces përfundon dhe fillon një proces tjetër, ai i çeljes së kantierit, i fillimit të punës dhe i hapjes së një fronti të ri të rëndësishëm punësimi”, tha Rama.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku theksoi se projekti me vlerë 2 miliardë euro është projekti më i madh ekonomik për Shqipërinë, që sipas saj do të ndryshojë pamjen e turizmit jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Në këtë projekt, shteti shqiptar është bashkaksioner në 33 për qind.

“Ky është hapi përfundimtar i një procesi të gjatë. Kemi kaluar të gjitha hapat e duhur në një negocim shumë të gjatë deri në aprovimin nga parlamenti dhe dekretimin e këtij ligji nga presidenti. Ky është projekti më i madh ekonomik që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Shteti shqiptar është bashkaksioner në një projekt me vlerë 2 miliard euro dhe do të ndryshojë pamjen e turizmit jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Edhe diaspora do të jetë një njësi banimi në këtë projekt të ri. Nuk ka qenë e lehtë të negocionim. Përveç një projekti të rëndësishëm, kemi një grup të përgatitur për projekte të tjera të kësaj natyre. Periudha e negocimit zgjati gati një vit”.

Balluku bëri të ditura edhe vështirësitë e negocimit për shkak të kërkesave të shumta nga ana e qeverisë shqiptare dhe theksoi se shteti ka përgjegjësinë e ruajtjes së aseteve strategjike.

“Ia kemi dalë më së miri dhe do të vërtetojmë që kemi bërë zgjedhjen e duhur. Kemi pasur momente kur të dyja palët mendonim që nuk do të ecte, se kërkesat e shtetit shqiptar ishin të shumta. Por në këtë projekt, shteti është aksioner 33 %, ka përgjegjësi të ruajë asetet strategjike si kalatat, baseni dhe kanali i portit. Këto mbeten pronë të shtett, si mbetet 45% e portit aktual që do pastrohet e rehabilitohet dhe do t’i kthehet në përdorim qytetarëve. Ne do të kemi mundësi të futemi në atë zonë që ka qenë e mbyllur. Do të lidhet me dy porte të thata në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë dhe do të ketë ndikim për zhvillimin ekonomik të rajonit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori