Firmino dënon Interin, shënon gol të bukur me kokë

Liverpooli ka kaluar në epërsi ndaj Interit kur kanë mbetur edhe më pak se 15 minuta për tu zhvilluar.
Interi ishte në momentin e tij më të mirë, duke krijuar disa raste, por Liverpooli arriti ta dënojë.
Zhvillohej minuta e 75-të, kur Roberto Firmino kërcen më së larti nga një goditje nga këndi, duke shënuar për 1-0.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1494063186387079168
Edhe pse të dy skuadrat kishin raste, kjo ishte goditja e parë në portë.
Mbetet të shihet se a do të ketë Interi forcë për të barazuar, apo Liverpooli do ta shtojë epërsinë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/02/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































