Sipas faqes zyrtare të firmës së njohur të veshmbathjeve Nike, ylli brazilian, Philippe Coutinho ka përfunduar transferimin e tij te gjiganti katalunas, Barcelona.

E ardhmja e yllit të Liverpoolit ka qenë në ajër dhe mes shumë thashethemeve në Anfield, që nga afati kalimtar i verës kur Redsat hodhën poshtë ofertat që tejkalonin shifrën e 100 milionë funteve për shërbimet e tij.


Por tani, duket, se marrëveshja është bërë ... gjithmonë nëse faqja zyrtare e internetit e firmës së njohur Nike duhet të besohet.

Faqja e internetit e markës sportive kishte një reklamë për një fanellë të Coutinhos te Barcelona, ​​madje duke ofruar personalizim të lirë.

coutinho nike

Referimi i reklamës kishte një titull "Aty ku magjia ndodh" dhe shkruan: "Philippe Coutinho është gati për të ndezur Camp Noun".

"Merr fanellën tuaj të FC Barcelona për sezonin 2017/18 me emrin e 'magjikut' në të".

"Vepro shpejt - personalizimi falas vetëm deri në 6 janar", shkruan në postimin e Nike, përcjell Telegrafi.

coutinho 1

Afati i transferimeve do të hapet përsëri nesër (e hënë), kur edhe Virgil van Dijk do të përfundojë transferimin e tij prej 75 milionë funtesh në Liverpool nga Southamptoni.

Dhe duke gjykuar nga faqja e internetit e Nike-s, Liverpooli është i përfshirë në një tjetër transferim të profilit të lartë, pasi Coutinho po largohet për në Spanjë.

Për atë që është e vlefshme, fanellat e Coutinhot janë ende në dispozicion në dyqanin zyrtar të Liverpoolit, kështu që ai është ende një lojtar i skuadrës nga Anfield.

Gazeta spanjolle Sport pohon se një takim është miratuar për datën 3 janar nga Barcelona për të diskutuar një transferim. /Telegrafi/

telegrafi sport app