LAJMI I FUNDIT:

Finlanda lyen brirët e drerëve me bojë reflektive për të parandaluar aksidentet

Finlanda lyen brirët e drerëve me bojë reflektive për të parandaluar aksidentet

Drejtimi i makinës natën nëpër pyje mund të jetë i rrezikshëm, veçanërisht kur ka kafshë të egra që lëvizin të qeta në habitatin e tyre.

Dhe vërtet nëse një e tillë del para një makine në lëvizje në errësirë, nuk mund të pikaset deri sa të jetë tepër vonë.


Në Finlandë llogaritet se rreth 4,000 drerë vdesin çdo vit në aksidente rrugore duke shkaktuar rreth 18 milionë dollarë dëme.

Prandaj dikush vendosi të bënte diçka për këtë. Shoqata e mbrojtjes së drerëve kishte një ide të thjeshtë por ndoshta gjeniale, edhe pse kërkon punë e përkushtim. Ata vendosën të lyejnë brirët e të gjithë drerëve te mundshëm, me bojë reflektuese.

Ideatorët e saj thonë se është si t’i japësh një kafshe një jelek reflektues me shpresën se do të jetë më e thjeshtë që shoferët t’i dallojnë.

“Boja në formë spray-i është duke u testuar për momentin, dhe menduam që vendi më efektiv janë brirët, pasi kanë përbërie të fortë dhe shihet nga të gjitha drejtimet“, tha Anne Ollila, drejtuese  shoqatës.

“Ka në fakt probleme me aplikimin e bojës te drerët dhe gjithashtu me kohëzgjatjen e saj, por me punë e vullnet besojmë të përmirësojmë taktikën gjatë zhvillimi të saj”, thanë organizatorët. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori