LAJMI I FUNDIT:

Financohen të papunët për të themeluar biznese

Financohen të papunët për të themeluar biznese

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, UNDP dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të ndajnë sot 39 grante, përfituesve të programit të vetë-punësimit.

Në një njoftim për media, thuhet se ceremonia e ndarjes së granteve do të mbahet në praninë e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, sekretarit të parë të Ambasadës së Finlandës në Kosovë, Lari Peltonen dhe përfaqësuesve të lartë të UNDP-së.


“Grantet i takojnë ciklit të dytë të Programit për Vetëpunësim, me ç’rast 39 të papunësuar do të financohen me 3,000 deri5,000 Euro për të themeluar bizneset e tyre të reja. Projekti financohet dhe implementohet bashkërisht nga MPMS, UNDP dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës”, thuhet në njoftim.

Grantet do të ndahen në lokalet e Agjencisë për Zhvillim Rajonal Veri në Mitrovicë, duke filluar nga ora 12:00. /Telegrafi/