Filtri i karburantit ka një detyrë të thjeshtë dhe të rëndësishme – të parandalojë që papastërtitë të arrijnë motorin e automjetit. Ka papastërti të vogla në rezervuar dhe karburant (pluhur, grimca korrozioni…), dhe detyra e filtrit është t’i mbledhë ato përpara se të lëvizin dhe të parandalojë dëmtimin e motorit.
Filtrat shpesh ndodhen brenda ose pranë rezervuarit të karburantit (kryesisht automjete më të reja), dhe ndonjëherë ato ndodhen më larg nga rezervuari, diku në tubacionin që çon në motor.
Cilat janë simptomat e filtrit të karburantit të ndotur dhe të keqfunksionuar? Në rastin e një filtri të bllokuar, motori do të marrë më pak karburant sesa pritej, kështu që mund të shfaqen probleme gjatë ndezjes së motorit, mund të ndjeni probleme në funksionim (nga zhurma dhe dridhjet e motorit).
Një nga simptomat është rritja e temperaturës së motorit, dhe gjatë përshpejtimit mund të ndjeni funksionimin e pabarabartë të tij, d.m.th mungesën e nxitimit linear. Për shkak të një filtri të bllokuar, drita e verdhë e motorit në panelin e instrumenteve me siguri do të ndizet.
Së fundi, në kundërshtim me logjikën – do të supozoni se me një filtër të bllokuar, motori do të konsumojë më pak karburant – konsumi rritet sepse motori do të kërkojë më shumë karburant, domethënë pompa e karburantit do të funksionojë me një kapacitet të rritur.
Koha për të ndryshuar filtrin e karburantit ndryshon nga prodhuesi në prodhues, por intervalet janë përgjithësisht nga 40 mijë deri në 60 mijë kilometra. Kujdesuni për të sepse është një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e sistemit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFord zbulon Mustang GTD më të fuqishëm të prodhuar ndonjëherë
Shikoni sesa te sigurta janë veturat Volvo
Robotaksi Tesla: Fotot e para ngacmuese të veturës elektrike autonome
Publikohen imazhe të Atlasit të ri nga Volkswagen
Dështon modeli elektrik i Fiat - përfundon prodhimi
Publikohet videoja promovuese Ford Ranger Hybrid 2024 përpara debutimit më 19 shtator
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo