LAJMI I FUNDIT:

Filozofia Tao dhe sekretet seksuale

Filozofia Tao dhe sekretet seksuale

Në lidhje me seksualitetin, Kina, ka shumë gjëra për të treguar, siç është Tao, një mbështetje (praktikë) globale mbi marrëdhëniet seksuale që preferojnë çiftet. Bashkimi midis Yin dhe Yang është zëvendësimi i nocionit të perfomancës seksuale me atë të energjisë. Ka ardhur momenti të shijosh kënaqësinë duke zbuluar "praktikat kineze të dashurisë".

Parimet themelore
Sipas traditës kineze erotika bazohet në tre principe që në pamje të parë nuk kanë asgjë pikante por privilegjojnë harmoninë tek çiftet, energjinë vitale dhe stilin e jetës. Duke marrë parasysh këto aspekte është e sigurt që do të hapen portat e 1001 kënaqësive.

Të harmonizosh Yin dhe Yang
Për taoistët çdo gjë është e fuqizuar nga dy forca: Yin – Forca pasive dhe pjellore dhe Yang – Forca pozitive, aktive luftëtare. Komponenti principal i natyrës femërore është konsideruar Yin dhe ai i burrit Yang. Sipas taos akti seksual mund të ndodhë vetëm nëse ekziston një mirëkuptim i plotë dhe i vërtet midis dy partnerëve.


Rritja e energjisë
Në perëndim akti seksual të kënaq por nuk të çon deri në fund, nuk të "përmbush", ndërsa orienti kërkon efektin e kundërt. Sipas taos seksi është i destinuar të mbyllë rrethin e ciklit Chi (energjia vitale) nga organet seksuale tek truri, për të rigjeneruar organizmin, kështu duke bërë dashuri mbushesh me energji. Gratë e marrin forcën nga ovalet dhe burrat nga spermatozoidet. Nuk bëhet fjalë për t’u fokusuar në zonat gjenitale, por në energjinë që çlirohet në të gjithë trupin në mënyrë që trupi të ndihet më i çliruar.


Të adoptosh një stil jete të shëndetshme
Paraardhësit e taoistëve ishin mjekë që interesoheshin ndër të tjera dhe për kënaqësitë seksuale. Një jetë seksuale aktive është një komponent esencial për të qenë në një gjendje shëndetësore të mirë. Megjithatë seksualiteti nuk është një praktikë e izoluar, por bën pjesë në një nga konceptet më globale që përfshin ndër të tjera; të ushqyerin në mënyrë të shëndetshme dhe gjimnastikën Tai-chi ose Gikong. Marrëdhëniet seksuale jo të kënaqshme mund të shkaktojnë një sërë problemesh.

Teknika Tao
Një natë e "nxehtë" në Kinë nuk improvizohet. Për të arritur në qiellin e shtatë është mjaft e thjeshtë, sipas taos, megjithatë është mirë të respektohen disa rite. Sipas Taos parapërgatitjet janë esenciale. Duhen krijuar kushtet e përshtatshme për të ndezur instinktet. Një atmosferë e kënaqshme, një muzikë sensuale …dhe dëshira lind nga ndjenjat që rigjenerohen vazhdimisht. Përsa i përket të puthurës rekomandohet: një masazhim i gjuhës së partnerit për të ndjerë energjinë që kalon në fizikun e tij. Mbretërit taoistë kërkonin të arrinin çastin e përjetshëm dhe përpiqeshin të rregullonin ritmin gjatë aktit seksual. Për të filluar burri duhet të praktikojë një penetrim të parregullt, nën ritmin 3.6.9; penetrim sipërfaqësor dhe për të përfunduar me një më të thellë. Kjo teknikë lejon që të stimulohen anësoret apo muret e vaginës…në të cilat sipas kulturës perëndimore ndodhet e famshmja pika G. Orgazma është e garantuar si për femrën ashtu dhe për mashkullin.

Orgazma
Seksualiteti kinez ka fansa të shumtë. Suksesi i saj i dedikohet një specifikimi që bën kjo praktikë: "multiorgazma". Në fakt në disa raste rekomandohet që burrat të arrijnë orgazmën duke evituar derdhjen e lëngut spermatozoid.
Shpjegim: Gjatë një orgazme klasike derdhja bëhet në trupin e femrës. Sipas filozofisë kineze, kjo provokon një humbje të vërtetë të energjisë. Tao i propozon mashkullit ta "konservojë" në veten e tij derdhjen spermatozoike për të rritur vitalitetin e vërtetë dhe për të bërë dashuri me partneren e tij sa më gjatë që të jetë e mundur.

Tre pozicionet e kënaqësisë
Arti i dashurisë taoiste fsheh thesare të poezisë, seksualiteti është i ndryshueshëm dhe i gëzueshëm. Për këtë arsye mund të harmonizohen Yin dhe Yang duke adoptuar pozicione të ndryshme.

Dragoi
Gruaja shtrihet në krevat me pjesën e barkut pak të ngritur pak më lartë. Burri sipër saj penetron 8 herë jo shumë thellë dhe 2 herë thellësisht ( kjo për të stimuluar atë që ne e quajmë pika G). Partneri në këtë mënyrë mëson të kontrollojë orgazmën e tij deri sa të arrijë dhe partnerja.

Peshqit, "luspë për luspë"
Në këtë pozicion burri është i shtrirë dhe gruaja ulet sipër tij në pozicion kalërimi. Në këtë rast është ajo që bën kontrollin e ritmit të penetrimit në varësi të rritjes së kënaqësisë që e çon drejt orgazmës. Penetrimi vjen më ëmbëlsisht dhe është më sipërfaqësor.

Gjinkalla
Ky pozicion cilësohet si më i preferuari për të dy partnerët. Mashkulli qëndron mbrapa femrës dhe penetron 9 herë dhe më pas femra ngrihet pak dhe mashkulli jo vetëm që penetron por dhe prek ëmbëlsisht klitorin e saj. Edhe pse orgazma vjen shumë shpejt është e këshillueshme që mashkulli të vazhdojë më tej.

Kur pasioni humbet
Kur jeni njohur në fillim lidhja juaj ishte pasionante dhe shumë e zjarrtë. Me kalimin e kohës kjo ndjenjë fillon dhe zbehet dhe gjërat bëhen më monotone. Sipas Taos, xhenseni dhe pozicioni i Gi Kong të rizgjojnë të gjitha ndjesitë e tua dhe të të bëjnë të jetosh një jetë të re.

Përdor zhensen
Në arient zhenseni ka lindur dhe është përdorur për më shumë se 4000 vjet më parë dhe vazhdon të zë një vend kryesor në farmacitë kineze. Nga produktet stimuluese për seksualitetin, ndër më kryesorët dhe më efikaset përmendet zhenseni. Kjo bimë përdorej nga mbretërit dhe pushtuesit më të mëdhenj të cilët paguanin shuma të mëdha për rritjen e këtyre bimëve. Interesante është dhe forma e kësaj bimë, e cila shëmbëllen shumë me trupin e një mashkulli. Ndër përparësitë e shumta që të ofron kjo bimë përmendim konsolidimin dhe tonifikimin, të cilat rrisin energjinë vitale me një ndjesi të të qenurit më mirë.

Stimulimi i ijëve
Sipas taos duhet stimuluar energjia e ijëve për të ngjallur epshin. Disa pozicione të Gi Kong , gjimnastika kineze, përforcojnë zonën e quajtur Dan Tia, që do të thotë" zona çudibërëse" në të cilën është përqendruar energjia jetësore.

Pozicioni-çelës "katër elefantët"
Në këmbë, me këmbë të bashkuara, duke hapur sa të mundeni majat e këmbëve dhe duke puthitur sa të mundeni thembrat, bërrylat dhe gjunjët në mënyrë që të përuleni dhe të mos përthyeni shpinën. Krahët janë në pozicionin "përqafimi i një peme". Energjia rrjedh nga organet gjenitale. Përqendrohuni dhe merrni frymë thellë, merrni dhe nxirrni frymën për dhjetë herë rresht ose derisa pozicioni të bëhet i lodhshëm. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Stil
Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Intimitet dhe Pasion
Kontakti me sy mund të ndryshojë jetën tuaj

Kontakti me sy mund të ndryshojë jetën tuaj

Këshilla Lifestyle
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa

Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa

Stil
Kalo në kategori