LAJMI I FUNDIT:

Filozofi që vuri themelet e debateve aktuale mbi gjininë

Filozofi që vuri themelet e debateve aktuale mbi gjininë

Botohet pas 34 vitesh nga vdekja e filozofit francez volumi i katërt i ‘Historisë së seksualitetit’.

Vdekja do t’i vinte shumë shpejt, më 25 gusht të 1984, në spitalin Pitié-Salpetrière: e pashmangshme? I sëmurë nga AIDS-i, Michel Foucault u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare.


Në ato kohë filozofi kishte filluar të distancohej nga një lloj militantizmi i majtë. Pastaj, Foucault kalonte shumë kohë në universitetin e Berkeley, në Kaliforni, ku mijëra njerëz merrnin pjesë në leksionet apo konferencat e tij:

ishte kthyer në një mit të gjallë në SHBA para se të bëhej i njohur në Francë, liberal ekstrem dhe jo moralist ortodoks si Sartre apo Camus.

Focault një nga yjet e para intelektuale në debatet televizive që analizonin aktualitetin: ‘Corriere della Sera’ e dërgoi në fund të vitit 1979 në Iran për të treguar revoltën e asaj kohe, të cilën e përkufizoi si “forma më moderne e revoltës së përhapur të spiritualitetit politik”.

Në ato vite Foucault kishte shpesh marrëdhënie me të panjohur në saunat e San Franciskos. “Kënaqësia e plotë për mua është e lidhur me vdekjen”, shprehej filozofi atëherë;.

Çfarë ka mbetur tjetër nga vitet e tij të fundit, misterioze dhe të ethshme?

Pasi kishte qenë filozofi i çmendurisë, nga burgu dhe psikiatria Foucault nisi një studim të madh mbi gjenealogjinë e njeriut të dëshirës. Në 1976 doli vëllimi i parë, ‘Dëshira për të ditur’. Më pas filloi të shkruante volumin e dytë dhe të tretë: dëshironte që t’i botonte sa më shpejt. Në fakt u botuan në 1984, pas vdekjes së tij, ndërsa volumi i fundit humbi rrugës.

Siç nënvizon Frédéric Gros, “Foucault (çuditërisht) ka një vizion i cili nuk është aspak ai i një filozofie të ndaluar, të frustrimit, përbuzjes apo urrejtjes ndaj seksualitetit. Përkundrazi, në fund propozon të njëjtat kufizime, ndoshta të domosdoshme, për praktikat seksuale të një Platoni ose të një Marcus Aurelius, dhe në një farë mënyre, Foucault që në atë kohë vuri themelet e shumë debateve aktuale, edhe ato mbi gjininë”. /BalkanWeb/