Dhuna tek adoleshentët sa vjen e po shtohet. Dhunojnë, filmojnë e më pas shantazhojnë me përhapjen e filmimeve në rrjetet sociale, gjithçka për të përfituar para.
Dy nëna kanë denoncuar publikisht një ngjarje të rëndë dhune ndaj fëmijëve të tyre të mitur në zemër të Tiranës.
Vajzat, të moshës 12 dhe 15 vjeç, janë dhunuar fizikisht nga një grup prej nëntë vajzash bashkëmoshatare, ndërsa policia, sipas prindërve, nuk ka marrë asnjë masë ndaj autorëve edhe pse identiteti i tyre është bërë i ditur.
Sipas dëshmisë së njërës prej nënave, tre vajzat , dy të sajat dhe një shoqe e tyre po kalonin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit kur u sulmuan pa paralajmërim.
“I thirrën, i ofenduan, më pas i kapën dhe i goditën pa mëshirë. Njërën prej vajzave e shtrinë në tokë, tentuan ta zhveshin dhe të filmonin gjithçka”, tregon e tronditur nëna. Videoja e ngjarjes është shpërndarë në rrjetet sociale dhe përmes saj janë identifikuar autoret, të cilat, sipas denoncuesve, banojnë në zonën e Yzberishtit.
Prindërit tregojnë se ngjarja është shumë më e rëndë sesa një konflikt adoleshentesh.
Sipas tyre, vajzat dhunuese kishin dalë me qëllim për të dhunuar dikë, ta filmonin dhe më pas të përfitonin para duke shantazhuar.
Kështu sipas prindërve janë shprehur dhunueset në dëshminë e tyre dhënë në polici. Madje dhunueset i kanë gjetur vetë prindërit evajzave të dhunuara e më pas i kanë denoncuar në polici.
“Vajzat tona nuk i njihnin fare. Ishin thjesht në vendin e gabuar, në momentin e gabuar”, shprehen ato.
Pas denoncimit në polici, prindërit thonë se janë përballur me një mur heshtjeje dhe neglizhence.
“Shkuam në Komisariatin Nr. 1, ku na tha oficeri i policisë gjyqësore se nuk kanë çfarë të bëjnë. Se nuk mund të ndërhyjnë në konflikte mes të miturve dhe se vetëm kur ndodh një vrasje mund të veprojnë. Madje fajësoi familjet për mënyrën si rriten fëmijët”, tregojnë denoncueset.
Ndërkohë, situata për viktimat është kthyer në një makth të përditshëm. Vajzat nuk guxojnë më të shkojnë në shkollë dhe jetojnë në frikë të vazhdueshme, pasi dhunueset jo vetëm që janë të lirshme, por edhe i kërcënojnë përmes rrjeteve sociale se do hakmerren për denoncimin.
Prindërit bëjnë apel për drejtësi dhe mbrojtje, duke kujtuar se raste të tilla kanë përfunduar edhe në tragjedi.
“Mos të presim që të ndodhë më e keqja. Nuk dua që fëmija im të bëhet viktimë e radhës për t’u kujtuar se duhet vepruar më herët”, thotë një prej tyre, duke përmendur rastin e një 15-vjeçari që humbi jetën pas një konflikti të ngjashëm, raporton TCH.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës

Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën KUNDËR në kamera

Të premten dhe të shtunën do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave të Kosovës

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Sondazhi i UBO Consulting: LVV fajësohet më së shumti me 32.6% për bllokadën në Kuvend, pasuar nga PDK

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

"Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës

Si ndikuan sulmet e Izraelit në programin bërthamor të Iranit?

Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Pse Hulk Hogan ka 'trupin e një 140-vjeçari'? Mediat ndërkombëtare zbulojnë të vërtetën e thashethemeve për 'shtratin e vdekjes'

Lufta Iran-Izrael: Shtatë ditë nga fillimi i sulmeve, tensionet vazhdojnë

SHBA dhe Gjermania dërgojnë 14 aeroplanë me pajisje ushtarake në Izrael