Një qytetar nga Istogu ka dërguar një video të një vjedhjeje spektakulare në parkingun e një marketi në këtë qytet.
Siç shihet në pamje, grabitësit e vëzhgojnë për disa çaste makinën ndërsa në momentin e fundit njëri nga ta thyen xhamin e pasmë të makinës nga ku merr një çantë dhe largohen duke hipur në makinën e tij.
Pak metra më tutje, hajni vazhdon i papenguar të kontrollojë edhe makinat e tjera nëse në to ka gjëra me vlerë dhe përfundimisht pasi kryejnë vjedhjen largohen me makinën e tyre.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se ditën në fjalë në këtë market kishte ndodhur një vjedhje.
Xhevat Ibra, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, tha për KALLXO.com se më 27 mars 2016, Policia ka regjistruar një rast vjedhje.
“Viktima ka raportuar në Polici se përderisa kishte parkuar automjetin e tij me tabela të Austrisë, persona të panjohur i kanë thyer xhamin, ku nga brenda i kanë vjedhur një çantë në të cilën ka pasur kozmetikë”, ka thënë Ibra.
Sipas tij, vlera e përgjithshme e dëmit është rreth 400 euro.
Me gjithë ngjarjen e filmuar, policia nuk ka njoftuar të ketë arrestuar personat e dyshimtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdjehen lëkundje toke në Kosovë
Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi
Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi
U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron