LAJMI I FUNDIT:

Filmi i shumëpritur Wonder Woman 1984 arriti në Cineplexx

Filmi i shumëpritur Wonder Woman 1984 arriti në Cineplexx

Kinemaja më e madhe në Kosovë, Cineplexx, njofton se nga sot do të nis të shfaqet një nga filmat e shumëpritur të këtij viti, Wonder Woman 1984.

Filmi i shumëpritur Wonder Woman 1984, nis nga sot të shfaqet në Cineplexx. Filmi është vazhdim i filmit hit Wonder Woman, i cili kishte arkëtuar mbi 822 milionë në arkat filmike 3 vite më parë.

Në vitet 1980 aventura e rradhës e Wonder Woman e gjen atë përballë dy armiqve të rinj: Max Lord dhe Cheetah. Në film, rikthehet në rolin e saj aktorja e njohur Gal Gadot, ndërsa përveç saj, në film luajnë aktorët e famshëm si Kristen Wiig, Robin Wright, Pedro Pascal, ndërsa si regjisore e filmit rikthehet Patty Jenkins, të cilën po e ndjek suksesi që kur filmi i parë i Wonder Woman entuziazmoi fansat.

Filmi do të shfaqet çdo ditë në shumë orare, ndërsa Cineplexx do të punojë me orar të ri, nga ora 11:00 deri në ora 17:30 në Prishtinë, ndërsa në Prizren nga ora 11:00 deri në ora 19:45.

Për më tepër informata rreth filmit si dhe orareve të tij në të dy kinematë, dhe vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo.

Artikull i sponzorizuar