Ca fjalë rreth filmit “Nabarvené ptáče” (Zogu i ngjyrosur).
Ngjarja vendoset në Luftën e Dytë Botërore, në një shtet sllav të Evropës Lindore. Shteti nuk përmendet, sepse atë nuk e ka cekë as shkrimtari Jerzy Kosiński, në veprën e të cilit (me të njëjtin titull) bazohet ky film. Po për këtë, regjisori Vaclav Marhoul, në pjesën më të madhe të filmit e përdorë gjuhën artificiale intersllavike (të ndërtuar nga shumë gjuhë të së njëjtës origjinë, për të lehtësuar komunikimin mes popujve sllavë). Shkaku për këtë është se filmi pasqyron anën më të errët të njeriut, atij të rëndomtë, dhe me këtë nuk ka dashur të identifikojë asnjë popull.
Titulli frymëzohet nga zogu të cilit kur i ngjyrosen krahët, e kur lëshohet në ajër që t’i bashkohet tufës, vritet nga soji i tij. Ndaj, dyshohet se Kosinski e ka përshkruar në libër fëmijërinë e kaluar në Poloninë e pushtuar. Ai ishte njeri, por më “ndryshe” – hebre. Kjo është mbase edhe arsyeja se pse për rolin e kryepersonazhit në film, për fëmijën Joska, regjisori përcaktohet që ai të jetë rom.
Shkurtimisht, fabula është kjo: në kohë lufte, Joska strehohet larg familjes, tek një familjare e tij. Por, pasi ajo vdesë, e merr rrugën, i vetëm për në shtëpi. Në këtë rrugëtim tmerri ballafaqohet me njerëz të këqij, pa moral, surrate të egra e pa pikë njerëzillëku… Sepse, lufta e tjetërson njeriun, e tërbon. Për të mbijetuar, i pafajshmi detyrohet të bëjë jetë qenqe. Të jetë më i fort se guri. Ky realitet morbid edhe fëmijën e bën vrasës…
Në film merr pjesë një trupë aktorësh të njohur polakë e çekë, por edhe me gjerë, si Udo Kier, Stellan Skarsgard, Harvey Keitel, Julian Sands… Regjia është për çdo lëvdatë, e fotografia është fantastike. Krejt filmi që zgjatë gati tri orë, mund të mos i ketë as tri faqe tekst (dialogje). Por, ajo fotografi dhe loja e aktorëve flet në çdo sekuencë. Ato tri orë – gjatë të cilave Joska s’e thotë asnjë fjalë – të mbajnë e të shtyjnë të mendosh e të reflektosh. Prandaj, është shkollë e mirë për secilin që mendon me u marrë me film apo me shiju art të vërtetë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Aktori Abdurrahman Shala - eprori i dikurshëm i një burgu në Prishtinë, që ndali vrasjet e shqiptarëve!
ARMIKU
Sali Butka, plaku që s’e njihte frikën
EZRA POUND
Rrnoftë teatri!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën