Filmi i Netflixit "A House of Dynamite" shkakton reagime të shumta: Shumë njerëz janë të shqetësuar për fundin

Filmi i ri i Netflix-it "A House of Dynamite", me regji nga Kathryn Bigelow, shkaktoi reagime të përziera nga publiku pas premierës së tij në shërbimin e transmetimit, dhe madje reagoi edhe Pentagon.
Filmi zhvillohet 18 minuta pasi një raketë bërthamore është hedhur drejt Shteteve të Bashkuara, duke i treguar ngjarjet nga tre perspektiva: Shtëpia e Bardhë, Komanda Strategjike e Shteteve të Bashkuara dhe vetë presidenti, i luajtur nga Idris Elba.
Megjithatë, fundi i filmit shkaktoi mjaft bujë në rrjetet sociale.

“Askush nuk dëshiron ta shohë të njëjtën histori tri herë dhe të përfundojë pa përgjigje”, “Isha i ngjitur pas televizorit dhe me atë fund u luta që të më godiste një bombë bërthamore”, “Më zemëroi, pse nuk mbaroi?”, “Nuk ka zgjidhje në fund, filmi thjesht mbaron”, ishin disa nga komentet.
Pavarësisht kritikave të përziera, filmi ka një vlerësim pozitiv prej 79 për qind në Tomatoes.
Përveç të gjitha këtyre, edhe Pentagoni reagoi ndaj filmit.
Ata shprehën "shqetësim për pasaktësitë e treguara në film", gjë që ngriti më tej pluhurin rreth tij.
- YouTube www.youtube.com
Regjisori Bigelow theksoi se qëllimi i filmit është të stimulojë një diskutim global rreth kërcënimit bërthamor dhe sistemeve që mundësojnë vendime të tilla. /Telegrafi/


























































