LAJMI I FUNDIT:

Filmat që ju bëjnë të ndiheni të lumtur!

Filmat që ju bëjnë të ndiheni të lumtur!

Mund të keni humbur punën apo nuk gjeni dot një të tillë, t’ju ketë lënë i dashuri ose mund edhe të ndiheni të pashpresë pa asnjë arsye. Gjithsesi, gjeni kohën për të parë një listë filmash frymëzues dhe shpresëdhënës, të duhurit për periudhën që mund të jeni duke kaluar.

Lista e 10 filmave që do t’ju japin shpresë:

Pianisti
Realizimi që duhet ta keni patjetër në listën tuaj sa herë që diçka nuk shkon ashtu si duhet. Historia e pianistit i cili i mbijeton Luftës së Dytë Botërore dhe bëhet i suksesshëm. Realizim perfekt i Roman Polanski, në rol kryesor Adrien Brody.

Fjalimi i mbretit (The King’s speech)
Ka gjithmonë një moment në jetë kur do të të duhet të provosh sesa vlen,madje edhe në jetën e një mbreti. Ajo çfarë të duhet është mbështetja, vetëbesimi dhe udhëheqja e duhur. Mund të të mungojnë këta elementë por nuk te mungon një film fantastik si ky për tu frymëzuar.

The shawshank redemption
Një nga filmat më të mirë të të gjitha kohërave. Rrëfimi sesi dy të dënuar lidhen me njëri-tjetrin dhe krijojnë një simbiozë perfekte e cila u jep shpresën dhe guximin për të gjetur një rrugëdalje.

Mulani
Nuk je asnjëherë tepër i vogël për të parë Mulan. Historia në dukje thjesht animacion, përcjell një mesazh shumë të fortë rreth guximit dhe trimërisë.

A wonderful life
Duhej patjetër një film bardhë e zi në këtë listë filmash frymëzues. Komedia klasike rrotullohet rreth aktorit kryesor George Bailey dhe periudhës kritike në të cilën ai ndodhet. Personazhi shkon në një udhëtim imagjinar gjatë të cilit ai shikon se si do të kishin qenë gjërat nëse nuk do të kishte lindur. Nuk keni si ta humbisni këtë ikonë të kinematografisë.

50 first dates
Nëse ju ka shpëtuar pa parë kjo komedi-romantike e Adam Sandler dhe Dreë Barrymore atëherë diçka nuk shkon siç duhet. Jepini vetes tuaj pak kohë për të parë sesi Henry Roth mundohet të fitojë vëmendjen dhe kujtesën e Lusit. Një tentativë jo e lehtë duke patur parasysh që ajo ka një sëmundje që i shkakton humbje në kujtesën afatshkurtër.

10 things I hate about you
Ky është i vetmi film që mund t’ju nxjerrë nga batanija e dëshpërimit ku jeni futur. Një miksim fantastik midis komedisë dhe dashurisë së çmendur, që na kthen pas në vitet ’90. Historia e Kat dhe Patrick është padyshim zgjidhja.

A bucket list
Nëse jeni pikërisht në periudhën kur mendon se jeni tepër vonë për të bërë diçka me jetën tuaj, atëherë ky është filmi i duhur për ju. Filmi tregon historinë e dy meshkujve të sëmurë rëndë (Jack Nicholson dhe Morgan Freeman) të cilët shkojnë së bashku në një udhëtim të çmendur përpara se të vdesin.

Eat, Pray, love
Një film që të çon në një udhëtim shpirtëror së bashku me personazhin kryesor të luajtur nga Julia Roberts. Pas divorcit, dhe pasi kupton se jeta e saj është e pakuptimtë, Liz Gilbert ndërmerr një udhëtim në Italinë e dashurisë për ushqimin, në Indi ku njeh dhe dashurohet me qetësinë që të ofron lutja dhe në fund në Bali ku njihet me dashurinë e saj të vërtetë.

500 days of Summer
Kushdo që mendon se ndarja pas një dashurie të madhe është dëshpëruese, duhet ta shikojë patjetër këtë film. Në të flitet për Tomin, i cili është një romantik i pashpresë dhe mënyrën sesi ai përjeton ndarjen me Summer. Skenat janë të ndërtuara në mënyrë që të na mbajnë kurioz dhe të frymëzuar gjatë gjithë filmit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Kalo në kategori