LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Vetëvendosje nuk merr pjesë në takime tjera konsultative

Konjufca: Vetëvendosje nuk merr pjesë në takime tjera konsultative

E plotësuar: Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca e ka quajtur qesharake kërkesën e PAN-it që kryetari i Kuvendit dhe kryeministri të votohet në pako.

Konjufca tha se partia e tij nuk do të merr pjesë në një takim tjetër konsultativ në mes partive dhe kryesuesit të seancës, ashtu siç ka kërkuar koalicioni PAN.


Shefi i GP të Vetëvendosjes tha se nuk pranojnë asnjë kusht që ka vendosur PAN-i.

“Ata janë marr vesh që Veseli të zgjidhet kryetar i Kuvendit, e si rrjedhojë Haradinaj kryeministër. Nëse Veseli nuk zgjidhet kryetar atëherë do të kemi prishje të llogarive që kanë bërë”, ka thënë ai.

Hoxhaj: Mund ta ndërrojmë kandidatin për kryetar, por me kusht që të votohet Qeveria Haradinaj

E plotësuar: Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pas mbledhjes me kryesuesin e Kuvendit, Adem Mikullovci tha se PAN është koalicioni fitues dhe iu takon e drejta për ta propozuar kryetarin e Kuvendit.

Ai tha se i vjen mirë që kryesuesi e ka kuptuar që në një demokraci parlamentare duhet të ketë koordinim me partitë politike dhe se për mbajtjen e seancës ka rregulla.

“Nuk mund të hyhet në sallë kur të duash. Koordinimi politik është shumë i rëndësishëm në demokracitë parlamentare”, tha Hoxhaj, raporton Telegrafi.

Ai tha se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tashmë ka treguar gatishmërinë për tërheqje dhe propozimin e një kandidati tjetër me parakushtin e vetëm që Kuvendi të votojë qeverinë Haradinaj, saktësisht të votohet në pako kryetari i Kuvendit dhe kryeministri.

Shefi i GP të PDK-së tha se ka kërkuar që të mërkurën e ardhshme të mbahet edhe një takim konsultativ për seancën e ardhshme, por sipas tij, ende nuk ka datë se kur do të mbahet seanca.

Hoxhaj tha se kanë kërkuar nga kryesuesi të mos ndërmerr veprime e të thirr seancë pa koordinim me të gjitha partitë politike. Sipas tij, datat, çështjet teknike nuk duhet të shndërrohen në tema politike.

Ai tha se votimi i kryetari dhe qeverisë Haradinaj është proces i pandashëm dhe sipas tij konsensusi politik është i nevojshëm edhe pas formimit të institucioneve. “Nëse kishim pas konsensus politik para dy viteve qytetarët do të lëvizin lirshëm”, tha ai.

Hoti: S’ka logjikë kërkesa e PAN-it për votim në pako të kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit  

E plotësuar: Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti pas mbledhjes së shefave të grupeve parlamentare me kryesuesin Adem Mikullovci tha se nuk ka logjikë kërkesa e PAN-it për votim në pako të kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit.

Hoti tha se koalicioni PAN nuk e ka shumicën e nevojshme për të themeluar institucionet prandaj, sipas tij, po zgjat qëllimshëm mbajtjen e seancës.

Ai tha se e respektojnë të drejtën e PAN-it ta paraqesin kandidatin për kryeparlamentar, por sipas tij, PAN qëllimshëm po prolongon mbajtjen e seancës pasi nuk i ka numrat, raporton Telegrafi.

Hoti tha se pret thirrjen e kryesuesit për vazhdimin e seancës. Ai tha se nuk ka datë se kur do të mbahet vazhdimi i seancës.

PAN kërkon votim në pako për kryeparlamentarin e kryeministrin

E plotësuar: Në mbledhjen e Grupeve Parlamentare, përfaqësuesit e koalicionit PAN kanë kërkuar që votimi i kryeparlamentarit të bëhet ne pako me atë për kryeministrin.

Poashtu, siç njofton Klan Kosova nëse kjo pranohet, koalicioni PAN pranon që të ndryshojnë kandidatin për kryeparlamentar, pra që të mos jetë Kadri Veseli, por se vota për kryeparlamentarin nënkupton edhe votë për qeverinë Haradinaj.

Fillon takimi i Mikullovcit me shefat e Grupeve parlamentare (Foto)

Ka filluar të mbahet takimi i kryesuesit të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci me shefat e Grupeve parlamentare.

Të pranishëm të takim janë Enver Hoxhaj nga PDK-ja, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, Avdullah Hoti nga LDK-ja, Pal Lekaj nga AAK-ja, Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën dhe Sllobodan Petroviq nga pakica serbe.

Në këtë takim pritet të caktohet data për vazhdimin e seancës konstituive.

Ndryshe, në orët e paradites u ndërpre seanca në mungesë të deputetëve të koalicionit PAN. Këta të fundit patën paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në seancë në mungesë të konsultimeve me ta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori