LAJMI I FUNDIT:

Fillon seria prej pesë episodesh, ku shfaqen elementet e reja të Audi Q8 (Video)

Fillon seria prej pesë episodesh, ku shfaqen elementet e reja të Audi Q8 (Video)

Seria prej pesë episodesh, fillon me shumë pak aksion

Javën e kaluar, kemi mësuar se Audi Q8 do të prezantohet para publikut, në një formë shumë më ndryshme, transmeton Telegrafi. “Q8 Unleashed” do të shfaqet pak nga pak, nëpërmjet një serie aksion prej pesë episodesh dhe tashmë është shfaqur pjesa e parë.


Krejt çfarë shohim në eksterier, është logoja Q8, në një sfond me ngjyrë portokalli të mbyllur dhe asgjë tjetër. Në anën tjetër, enterieri lë të kuptohet se ky SUV nuk do t’i ketë dyert Falcon. Muzika që është lëshuar në ato momente, nuk lë të dëgjohet lëvizjen e motorit, për të lënë të kuptohet pak për fuqitë që mund t’i ketë.

Pjesa tjetër është drama e protagonistëve, që ndihmohen me këtë Audi për të ndaluar keqbërësit dhe të shpëtojnë një të kidnapuar. Për elementet tjera që do t’i ketë Q8 duhet të presim deri në episodin e radhës, që shfaqet në YouTube, brenda disa ditëve. /Telegrafi/