LAJMI I FUNDIT:

Fillon rinumrimi i 1,428 vendvotimeve, QNR punon në dy ndërrime

Fillon rinumrimi i 1,428 vendvotimeve, QNR punon në dy ndërrime
Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së

Ka filluar procesi i rinumrimit të 1,428 vendvotimeve në Qendrën për Numërimin e Rezultateve (QNR), ku do të punohet në dy ndërrime, në mënyrë që ky proces të përfundojë sa më shpejt.

Ky rinumërim vije pas vendimit të Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cli ka pranuar 53 ankesa të bazuara dhe prej tyre për 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për rinumërimin e 1,472 vendvotimeve.


Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka thënë se ka filluar procesi i rinumërimit të 1,428 vendvotimeve.

“Pasi e kemi marrë vendimin e PZAP-it dhe pasi kemi parë me vëmendje listën e vendvotimeve që duhet të rinumërohen, mund t’iu them se janë: 1,428 vendvotime që do të rinumërohen gjatë ditëve në vazhdim. Pra, nga lista e PZAP-it 30 vendvotime ishin të shënuara nga dy herë dhe 12 vendvotime të tjera janë rinumëruar më parë në QNR me vendim të KQZ-së”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Elezi ka theksuar se është shtuar numëri i tavolinave të numërimit.

“Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të punojë në 2dy ndërrime si dhe është shtuar numri i tavolinave apo njësive të numërimit, nga 23 në 32, në mënyrë që të arrijmë që sa më shpejt të përmbyllim të gjithë këtë proces. Për të vëzhguar procesin e rinumërimit janë njoftuar edhe subjektet politike, të cilat mund të dërgojnë nga një vëzhgues për secilën njësi numërimi”, ka theksuar ai.

Ndër të tjera ai nuk ka dhënë ndonjë afat se kur mund të përfundojë ky proces.

“Do të na duhen disa ditë dhe nuk mund të flas me saktësi se kur përfundon. Për këto 1,428 vendvotime për të cilat ka filluar procesi i rinumrimit i bije që do të numërohen 56.07% të vendvotimeve në nivel vendi. Nga këto vendvotime si dhe për të tjerat që u numëruan më. Në nivel vendi janë rinumëruar 89.09% të votave”, ka thënë ai.

Ndryshe PZAP ka marr vendim të hënën që ta pranojë të bazuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, që të largojë nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori