LAJMI I FUNDIT:

Fillon ndarja e mbeturinave në burim në Komunën e Vushtrrisë

Fillon ndarja e mbeturinave në burim në Komunën e Vushtrrisë
????????????????????????????????????

Në komunën e Vushtrrisë, sot ka nisur ndarja e mbeturinave në burim, projekt ky që po financohet nga GIZ dhe Komuna e Vushtrrisë, ndërsa po zbatohet nga Green Art Center.

“Me rastin e fillimit të këtij projekti mjaftë ambicioz, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka ftuar që pjesë e procesit për një Vushtrri më të pastër të bëhen edhe qytetarët, aktivizimi i të cilëve tha se është shumë i rëndësishëm që kjo nismë e mbarë të gjejë zbatim të plotë. Ai bëri të ditur se nga e hëna do të filloj menaxhimi dhe ndarja në burim e mbeturinave po ashtu në të gjitha fshatrat e Vushtrrisë.


Me këtë rast, kryetari Tahiri ka falënderuar organizatën qeveritare gjermane GIZ si donator, dhe gjithë partnerët tjerë të komunës për këtë nismë shumë të rëndësishme për Vushtrrinë”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa përfaqësuesja e GIZ-it në Kosovë, Arbnora Malaj Shabani, tha se GIZ përshëndet gatishmërinë e Komunës së Vushtrrisë për të filluar këtë proces të ndarjes së mbeturinave në burim, që pritet të bëjë zvogëlimin e mbetjeve në deponi, si dhe të bëjë qytetarët më informuar për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

“Në falënderim të shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që po jap për Kosovën dhe komunat e saj, ne sot po bëjmë lancimin e projektit të përmirësimit të shërbimeve komunale për menaxhimin e mbeturinave në Vushtri”, ka thënë drejtoresha e GAC, Merlinda Beu Muqaj.

Në fillimin e këtij projekti ka marrë pjesë edhe Ekrem Hyseni, përfaqësues i organizatës ORF, e cila po ashtu është pjesëmarrëse në financimin e këtij projekti.

Në këtë ceremoni sot është bërë përurimi i platos së re për ndarje të mbeturinave në burim, te hyrja e ish Shkollës së policisë në qytet, ku edhe praktikisht është demonstruar ndarja e mbeturinave. Po ashtu Islam Latifi, nga Grupi punues i Komunës së Vushtrrisë për këtë projekt, sot ka filluar edhe shpërndarja dhe vendosja e 260 kontejnerëve të ri të plastikës, për ndarjen e mbeturinave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori