LAJMI I FUNDIT:

Fillon mësimi në komunat e Kosovës me shumicë serbe

Fillon mësimi në komunat e Kosovës me shumicë serbe

Ndryshe nga vendimi i MASHT që mësimi në Kosovë të fillojë me 14 shtator, shkollat serbe kanë filluar sot mësimin online.

Por nxënësit shqiptarë në komunat me shumicë serbe nuk kanë filluar mësimin.


“Në të gjitha shkollat me shumicë serbe sot ka filluar mësimi online, derisa komuniteti shqiptar do të fillojë mësimin me 14 shtator. Ne zbatojmë vendimet e qeverisë së Kosovës por për momentin mësimi në shkolla nuk mund të zhvillohet”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, Goran Marinkoviç – drejtor i Arsimit në Komunën e Kllokotit.

Drejtorët e shkollave serbe në Kllokot nuk kanë pranuar të flasin para kamerave por kanë pranuar se mësimi ka filluar online, përcjell Telegrafi.

Ndërsa shkolla “Gjon Serreqi” në fshatin Mogillë që ka nëntë paralele me gjithsejtë 133 nxënës është e vetmja shkollë shqipe që nuk e ka filluar mësimin.

“Ne jemi përgatitur për të filluar mësimin në shtator. Por pas vendimit që është marrë nga ana e qeverisë mësimi është shtyrë për 14 shtator. Nxënësit shqiptarë nuk janë duke mbajtur mësim në asnjë mënyrë”, deklaroi Hasan Rashiti – drejtor i shkollës “Gjon Serreqi.

Mësimi online ka filluar edhe në komunat tjera të Kosovës me shumicë serbe./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori