LAJMI I FUNDIT:

Fillon me punë zona e lirë ekonomike në Tetovë

Fillon me punë zona e lirë ekonomike në Tetovë

Në mjediset e Drejtorisë së Zonës së Lirë Ekonomike në Tetovë është bërë dorëzim-pranimi i objektit të korporatës amerikane ‘Lear Corporation’. Fjala është për një investim prej 17 milion eurosh. Procesi i prodhimit të sediljeve të makinave për tregun e huaj starton të hënën, më tetë gusht, njofton tv Art.

Në manifestimin e rastit, kompania ‘Normak Investment Group’ ia dorëzoi çelësin e objektit menaxhmentit të kompanisë ‘Lear Corporation’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fjala është për një hapësirë prej 11.800 metër katrorë dhe në të do të angazhohen deri në fund të vitit 2016 rreth 1000 punëtorë, kurse deri në fillim të vitit 2018 numri i përgjithshëm parashikohet të arrijë shifrën pre 2.500 të punësuarëve.


Punimet për ndërtimin e kapaciteteve prodhuese të kësaj kompanie për tregun e huaj, filluan para gjashtë muajve dhe në to u angazhuan mbi tridhjetë ndërmarrje, kryesisht vendore. Ky investim kap vlerën rreth shtatë milionë euro, ndërsa kompania amerikane ‘Lear Corporation’ ka investuar dhjetë milionë euro.Procesi i prodhimit starton të hënën më tetë gusht ndërsa kushtet e përgjithshme të punëtorëve janë sipas standardeve më të larta perëndimore.

Ky objekt është i kategorisë së parë dhe i plotëson të gjitha kushtet për një efikasitet energjetik të nivelit A+ dhe, në Maqedoni, është ndër objektet e rralla të këtij niveli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori