Dyzet e nëntë automjete të reja komunale do të përfshihen në ruajtjen e higjienës në qytetin e Shkupit dhe komunat e Kumanovës, Prilepit, Strumicës, Shtipit, Ohrit, Tetovës, Negotinës, Kërçovës, Dibrës dhe Velesit. Me 4.2 milionë euro përmes Bankës Botërore, u blenë 19 kamionë shumëfunksionalë të llojeve të ndryshme, nëntë autocisterna dhe 21 automjete shumëfunksionale për pastrimin e rrugëve.

Promovimi i automjeteve u zhvillua sot në Shkup, në prani të kryeministrit Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit Aleksandar Nikolloski, kryetarëve të komunave dhe përfaqësuesve të Bankës Botërore.


"Ky projekt është për një mjedis më të mirë, higjienë më të madhe në komunat tona që po marrin mjete të reja për t'u marrë me mbeturinat. Gjithashtu bëj thirrje për përgjegjësi sociale dhe qytetare sepse të gjithë duhet të jemi po aq përgjegjës ndaj mjedisit", tha Mickoski.

Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) dhe kryetari i Bashkisë së Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se së shpejti do të promovohen edhe pesë kamionë të tjerë të siguruar nga Bashkia e Shkupit dhe se po mbaron afati për ankesa në lidhje me prokurimin e 3.200 kontejnerëve për Shkupin.