LAJMI I FUNDIT:

Fillon linja Zagreb – Prishtinë – Zagreb! 

Fillon linja Zagreb – Prishtinë – Zagreb! 

Në terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është inauguruar linja Zageb – Prishtinë – Zagreb, e mundësuar nga My Wings në  bashkëpunim me Trade Air.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin përfaqësues të Qeverisë së Republikës së  Kosovës, Qeverisë së Rebulikës së Kroacisë ku kanë theksuar se rihapja e kësaj  linje është shumë e rëndësishme për fuqizimin e marrëdhënieve miqësorene mes të  dy vëndeve ku do të ketë ndikim në fuqizimin e ekonomisë dhe lëvizjes më të lehtë  të njerzve.

Ne në MySky 24 jemi shumë të lumtur që realizuam fluturimin e parë për këtë linjë në bashkëpunim me partnerin tonë MyWings, një ndër kompanitë lidere në treg.

Në Kroaci jetojnë një numër shumë i madh i bashkatdhetarëve tanë, ku vazhdimisht  kemi pasur kërkesa për këtë linjë, andaj jemi të lumtur që në listën e fluturimeve drejt  Prishtinës kemi shtuar edhe linjën nga Zagrebi, duke ju mundësuar  bashkatdhetarëve tanë udhëtime të rehatshme, të shpejta dhe me çmime të lira drejt  vendlindjes.

Mbesim të përkushtuar edhe më tutje që të jemi sa më afër bashkatdhetarëve tanë,  duke rritur numrin e fluturimeve dhe duke mbuluar pjesën më të madhe të Europës,  duke ju ofruar shërbime të kualitetit të lartë.

Nga sot do të jemi bashkë në fluturime çdo të hënë, merkurë dhe të shtunë. Për  rezervim të biletave mund të vizitoni webfaqen www.mysky24.com, ku do të përfitoni  ekstra zbritje në çdo biletë.

Kemi kënaqësinë të ju kemi në BORD!

Artikull i sponzorizuar