Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi , sot është pritur në takim zyrtar nga ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi me ç ‘rast kanë rënë dakord për themelimin e grupeve punues për krijimin e Policisë së Gjelbër.
Gjatë këtij takimi, u.d ministri Matoshi, potencoi rëndësinë e krijimit të Policisë së Gjelbër, që sipas tij ka rol në shqiptimin e gjobave ndaj atyre që hedhin mbeturina në mënyrë të kundërligjshme.
“Për një ambient të pastër duhet filluar sa më parë, pasi që ndotja konsiderohet si problemi i dytë kryesor në Kosovë. Në këtë aspekt, ne si MMPH kemi vlerësuar si të domosdoshme krijimin e Policisë së Gjelbër”, tha Matoshi.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi gjatë këtij takimi ka mbështetur iniciativën e u.d ministrit Matoshi për krijimin e këtij njësiti të gjelbër policor.
“ Si ministër i MPB-së mbështes këtë iniciativën si të domosdoshme. Në këtë aspekt, kërkojë nga përfaqësuesit kompetent të Policisë që të shikojnë mundësinë ligjore dhe njerëzore për formimin e një njësiti të tillë”, tha ministri Gashi.
U.d ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi dhe ministri i MPB-së, Bejtush Gashi, gjatë këtij takimi kanë rënë dakord për krijimin e një plani të veprimit si dhe dhe analizimin modaliteteve të vendeve perëndimore që janë aplikuar në krijimin e Policisë së Gjelbër.
Iniciativa për krijimin e Policisë së Gjelbër, është në kuadër të angazhimeve për pastrimin e vendit, aksion ky i cili fillon më 15 shtator dhe koordinohet nga u.d ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mitsotakis: Nëse Qeveria e re në Shkup konteston Marrëveshjen e Prespës, rruga europiane do të jetë e mbyllur
“Më ndihmoni po humbas gjak”, shqiptarja qëllohet me thikë jashtë shkollës në Britani, tmerrohen fëmijët dhe prindërit
Eksperti gjerman, Konrad Clewing: Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për Këshill të Evropës?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251